Vjenë: Tani po bisedohet për të drejtat e komuniteteve | Ballkani | DW | 08.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vjenë: Tani po bisedohet për të drejtat e komuniteteve

Në Vjenë përdunduan bisedimet për trashëgiminë kulturore ndërkohë që po bisedohet për të drejtat e komuniteteve. Palët deklaruan se bisedimet për trashëgiminë kulturore ishin mjaft konstruktive. Janë arritur edhe disa marrëveshje konkrete

default

Marrëveshja përfundimtare për trashëgiminë kulturore ende nuk është arritur, por palët janë dakorduar rreth disa prej çështjeve më kontestuese. Udhëheqësi i
delegacionit të Kosovës Ylber Hysaj, është i bindur se marrëveshja me Beogradin do të arrihej brenda pesë minutash, po të mos ekizistonte tendenca e manipulimit
politik të trashëgimisë kulturore.

Më së shumti mosmarrëveshje ka pasur rreth numrit të objekteve ku duhet vendosur zona e sigurisë. Beogradi ka kërkuar që zonat e sigurisë të vendosen rreth 39
ojekte fetare dhe kulturore. Përfaqësuesja e delegacionit serb, Sanda Rashkoviq Iviq u shpreh e kënaqur me rrjedhën e takimit duke shtuar se është arritur marrëveshje edhe për krijimin e një komisionit të përbashkët i cili do të kujdesej për zbatimin e
marrveshjeve. Rashkoviq Iviq është e bindur se së shpejti do të arrihet marrveshje për numrin e zonave:
"Marrëveshje përfundimtare ende nuk është arritur. Mirëpo mendoj se ekziston atmosfera për marrëveshje. Pala serbe ka paraqitur argumentet e saja për
domosdoshmërinë e sigurisë së këtyre 39 objekteve. Mendoj se marrveshja është e mundur," theksoi Rashkoviq Iviq.

Ndërsa Ylber Hysa shpjegon se fjala është për dallime në kategorizimin e këtyre objekteve. Ato të rëndësisë ndërkombëtare, rajonale dhe lokale. Pala kosovare ka kundërshtuar përpjekjet e ndërlidhjes së zonave të sigurisë me territore të caktuara të Kovovës.

Ndërkohë në Vjenë po vazhdojnë bisedimet për të drejtat e komuniteteve. Më së shumti mosmarrveshje ka pasur në tri çëshjte: numrin e vendeve të rezervuara
për deputetët serb në parlament, vendet në qeveri dhe gjykata. Pala shqiptare ka ofruar dhjetë vende të garantuara në parlament dhe katër poste zëvendësministrash. Ndërsa pala serbe ka kërkuar më shumë. Udhëheqësi i delegacionit kosovar në këto
bisedime, Veton Surroi u shpreh se pala shqiptare nuk mund të bëjë më shumë lëshime për faktin se kjo do të cënonte funkcionalitetin e Kosovës. Megjithatë këto
çështje mbeten temë diskutimi.

  • Data 08.09.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcn
  • Data 08.09.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcn
Reklamë