Vizita e Papës në Poloni gjest i madh pajtimi | Politika | DW | 26.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vizita e Papës në Poloni gjest i madh pajtimi

Papa Benedikti i 16-të po qëndron për një vizitë katëditore në Poloni. Të dielën Papa Benedikti i 16-të do të vizitojë kampin e përqëndrimit në Ausschwitz.

Papa Benedikti i 16-të dhe presidenti polak Lech Kazhinski

Papa Benedikti i 16-të dhe presidenti polak Lech Kazhinski

Papa u entuziazmua shumë prej pritjes që i bënë polakët dhe i përshëndeti ata në polonisht: "Gëzohem që jam sot mes jush, të tokën e Republikës së Polonisë. E kisha dëshiruar shumë këtë vizitë në vendin dhe mes popullit të paraardhësit tim të dashur, shërbëtorit të Zotit, Papa Gjon Pali i II. Kam ardhur këtu për të ndjekur gjurmët e tij dhe për të shoqëruar jetën e tij."

Presidenti polak Lech Kazhinski e vlerësoi vizitën e Papës si një gjest të madh dhe si një shenjë të pajtimit të mëtejshëm të popullit gjerman dhe atij polak. Duke folur para dhjetra-mijërave peligrinëve, Kazhinski tha se Papa Benedikti i 16-të po vazhdon veprën që filloi biri më i madh i Polonisë dhe miku i Benediktit, Gjon Pali II.

"Simbolika e këtij vendimi të fatit është unikale. Polonia dhe Gjermania janë kombe që janë gjeografikisht afër, por që shpesh janë ndarë prej historisë. Sot ne po i afrohemi gjithnjë e më tepër njëri-tjetrit dhe e tashmja na sjell shembullin më të mirë të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Polonisë. Sot kemi përshtypjen se pajtimi i vërtetë po ndodh në përmasa shpirtërore."

Shumë njerëz në rrugë janë të mendimit se vizita e Papës së shenjtë në Poloni është për vendin ngjarja e vitit:

"Dua ta shikoj personalisht atë. E ndjej si nder për mua që ta përshëndes personalisht dhe jo vetëm ta shoh në televizor." - thotë një grua.

Rreth 74 % e polakëve janë të mendimit se vizita e peligrinazhit që po bën Papa në Poloni do ta nxisë më tej pajtimin mes gjermanëve dhe polakëve. Të dielën Papa do të mbajë në Varshavë një meshë të hapur, në të cilën pritet të marrin pjesë qindra-mijëra peligrinë.

Kryetari i kishës katolike polake, kardinali Glemb, e vlerëson lart vizitën e Papës gjerman në Poloni dhe e sheh si një gjest pajtimi:

"Kardinali Ratzinger vjen si gjerman në Varshavën e shkatërruar prej gjermanëve. Por 60 vitet që kanë kaluar kanë sjellë me vete ndryshime të jashtëzakonshme. Tepër e rëndësishme është se po vjen peshkopi i Romës, jo një polak por një gjerman, ai do të lutet bashkë me ne në Varshavë dhe ne do ta presim me përzemërsi."

Papa Benedikti i 16-të do të vizitojë edhe kampin e shfarosjes së nazistëve në Ausschwitz. Por edhe pse kardinali Ratzinger, sot Papë, ka qenë ndër nënshkruesit e dokumentit të Lidhjes së Bernsbergut, në të cilin merrnin pjesë peshkopë polakë dhe gjermanë, të cilët përmes letrave që këmbenin kërkonin reciprokisht falje për padrejtësitë që kishin bërë, jo të gjithë janë të mendimit se vizita e Papës gjerman është një gjest i mëtejshëm pajtimi mes gjermanëve dhe polakëve.

  • Data 26.05.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqps
  • Data 26.05.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqps