Vizita e Olmertit në Berlin | Studimi në Gjermani | DW | 13.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizita e Olmertit në Berlin

Vizita e kryeministrit izraelit Ehud Olmert në Berlin dhe pranimi i tij i tërthortë se Izraeli ka armë bërthamore, është komentuar sot pothuajse prej të gjitha gazetave gjermane

default


"Frankfurter Allgemeine Zeitung", mendon se Siria mund të luajë një rol të rëndësishëm në qetsimin e konfliktit në Lindjen e mesme.

"... të gjithë e dinë se gjendja në Lindjen e Mesme mund të qetësohet vetëm në qoftë se edhe Siria është e interesuar për këtë. Vendimtare është se kur dhe nën çfarë kushtesh zhvillohen bisedimet midis Izraelit dhe fqinjëve të tij. Izraeli nuk është i interesuar për një konferencë të përbashkët ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, sepse ka frikë nga mundësia se do të detyrohet të bëjë kompromise në dëm të tij. Vizita pa sukses e ministrit të jashtëm Shtajnmajer në Damask, ka dëshmuar se Siria i vlerëson shumë lartë pozicionet e veta në negociata. Ndërkohë që negociatat me palestinezët, pa Hamasin, nuk mund të zhvillohen. Olmert edhe kësaj here e ka lënë të kuptohet se e ka edhe mundësinë e veprimit ushtarak", shkruan "Frankfurter Allgemeine Zaitung".

Ndërsa "Stuttgarter Zeitung" i referohet më shumë mundësisë që Izraeli të ketë armë bërthamore dhe pyet:

"A do të ndryshojë kjo diçka në politikën ndaj Lindjes së Mesme? Pothuajse aspak. Jo vetëm ekspertët ushtarak mendojnë se Izraeli ka bombë atomike për dhjetra vitesh. Kjo nuk do të ndikojë në përpjekjet e Iranit për të prodhuar armë bërthamore. Mirëpo deklaratat e Olmertit kanë dobësuar pozicionet e Izraelit. Kërkesat e Jerusalemit që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë më shumë presion ndaj Ieranit, për shkak të programit atomik, në të ardhmen do të përballen me një kundërkesë - që Izraeli të bëjë publik arsenalin e vet bërthamor. Si ishte ajo: sy për sy dhe dhëmbë për dhëmb!", konstaton komentatori i "Stuttgarter Zeitung".

Komentatori i të përditshmes nga kryeqyteti gjerman, "Berliner Zeitung" e shikon vizitën e Olmertit në Berlin si një shans për qeverinë gjermane.

"Kundërshtimet e dialogut prej Xhorxh Bushit dhe Ehud Olmertit janë të pamenda. Ndërsa Xhejms Bejker dhe Toni Bler me pranimin e secilit dialog janë tepër naiv. Prandaj, Qeveria gjermane mund të gjejë një rrugë të mesme ideale. Motoja e kësaj rruge është ngritja e presionit ndaj Iranit në njërën anë, dhe gatishmëria për bisedime me Sirinë në anën tjetër. Pra, izolimi i Teheranit dhe dialogu me Damskun. Këto qëndrime nuk janë në kundërshtim madje as me politikën amerikane, sepse Xhorxh Bushi nuk e ka radhitur në vitin 2002 Sirinë si anëtare të boshtit të së keqes", konstaton "Berliner Zeitung". N

ga Berlini kalojmë në Bavari dhe lexojmë komentin e "Nürnberger Zeitung", i cili kontekstin e fjalëve të kryeministrit izraelit për armët bërthamore, e shikon nga ky këndvështrim.

"Kalkulimet e Olmertit ndoshta janë se Ahmadinexhadi do ta dinte se çfarë do të ndodhte në qoftë se vazhdon ta ndjekë qëllimin e vet për eliminimin e shtetit izraelit. Por a mund të paguhet kjo llogari? Ndërkohë të gjitha shtetet fqinje, pra edhe Irani, janë të njoftuara me "sekretin" e shtetit hebre. Pranimi gati i hapur i Olmertit se Izraeli posedon armë atomike, mund të luajë më shumë një rol negativ: që edhe Siria, Egjipti dhe Arabia Saudite të angazhohen për prodhimin e armëve bërthamore", pohon "Nürnberger Zeitung".

Pasqyrën e shtypit të sotëm e përmbyllim me komentin e "Ostsee - Zeitung" nga Rostoku.

"Kryeministri izraelit tani kërkon mbështetje në Gjermani. Madje ai urdhëron këtë mbështetje. Së pari kritikonte shumë rreptë vizitën e ministrit të jashtëm Frank Valter Shtajnmajer në Siri e më pas edhe raportet tregtare gjermano - izraelite. Frika izraelite prej bombës së mundëshme atomike të Iranit është e kuptueshme. Mirëpo tonet jodiplomatike të Olmertit janë të papranueshme. Ekzistenca e shtetit izraelit është një prej parimeve kryesore të politikës gjermane. Në këtë kuptim, kancelarja Merkel nuk la asnjë dyshim. Por kjo nuk do të thotë se palët nuk mund të kenë mendime të ndryshme", konstaton "Ostsee Zeitung".

  • Data 13.12.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmY
  • Data 13.12.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmY