Vizita e Hamasit në Moskë mëkat - Reagimet nga Izraeli | Politika | DW | 03.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vizita e Hamasit në Moskë mëkat - Reagimet nga Izraeli

Me vizitën në Rusi lëvizja radikale palestineze Hamas përpiqet për pranimin e saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë vizitës së parë të një delegacioni të Hamasit tek një fuqi e madhe udhëheqësi i Hamasit Kalid Mashal u shpreh në Moskë për një "fillim": "Bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare është i rëndësishëm për ne, dhe ne e konsiderojmë vizitën tonë si një fillim të këtyre kontakteve", tha Mashal. Por si reagon Izraeli ndak kësaj vizite?

Delegacioni i Hamasit në Moskë

Delegacioni i Hamasit në Moskë

Për Izraelin ftesa në Moskë e udhëheqjes pasletineze është si një mëkat. Me këtë gjest Rusia është shkëputur nga fronti ndërkombëtar kundër islamistëve, kritikojnë njerëzit në Jeruzalem. Në mënyrë që ky front të mos shpërbëhet edhe më tej ministrja e jashtme Tsipi Livin nxitoi përpara kësaj vizite për të biseduar me homologët e saj në Evropë dhe për të bërë të qartë qëndrimin e Izraelit. Hamasi duhet të përmbushë tri kërkesa: duhet të njohë Izraelin, të heqë dorë prej dhunës dhe të pranojë procesin e paqes. Nëse Hamasi nuk është i gatshëm për këtë, presidenti i administratës autonome Mahmud Abaz, i quajtur edhe Abu Mazen, nuk duhet të bashkëpunojë me të.

"Abu Mazen nuk mund të jetë mburoja për një qeveri terroriste. Ai nuk mund të jetë fytyra pozitive e terrorit të shëmtuar që fshihet pas. Ky është qëndrimi i prerë i Izraelit qysh pas zgjedhjeve në territoret palestineze. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë, që vetëm një qëndrim i prerë dhe kërkesat e qarta ndaj palestinezëve për të pranuar tri kushtet ndoshta mund të çojnë në përmirësimin e situatës."

Sidoqoftë në Jeruzalem u vleresua pozitiv fakti që presidenti Vladimir Putin nuk u takua me delegacionin e Hamasit. Kryeministri në detyrë Ehud Olmert në një fjalim madje theksoi raportin miqësor të Putinit ndaj Izraelit: "Presidenti rus, Vladimir Putin, më ka përcjellë një mesazh të qartë, që nuk mund të keqkuptohet: ai mbështet tri kërkesat që kemi parashtruar ne. Ai u qëndron bensik këtyre parimeve. Presidenti rus më tha, se e ka siguruar mikun e tij Ariel Sharonin, të cilin e vlerëson dhe i uron shërim të shpejtë, se Rusia është angazhuar që kurrë më të mos e dëmtojë shtetin e Izraelit. Tani Putin thotë, se do t´i përmbahet kësaj garancie që i ka dhënë Sharonit edhe ndaj pasardhësit të tij."

Me këtë deklaratë Olmert u prezantua në kulmin e luftës elektorale në Izrael. Tani që ka mbetur edhe më pak një muaj deri në zgjedhjet parlamentare më 28 mars në Izrael gjithçka sillet rreth qëndrimit ndaj palesitnezëve në të ardhmen. A duhet biseduar me një qeveri të Hamasit? Vazhdon të jetë Mahmud Abaz, presidenti i territoreve autonome, një partner bisedimesh?

Për Likudin këto pyetje mund të kenë një përgjigje të prerë me "jo". Hamasi është një organizatë terroriste, me të cilën kurrrë dhe askush nuk mund të negociojë dhe Abazi po bëhet krahu i zgjatur i terroristëve. Për këtë arësye ai nuk është më partner bisedimesh. Edhe ministrja Tsipi Livni e konsideron Abazin si irrelevant. Vetëm shefi i partisë punëtore, Amir Perez ka devijuar. Ai u takua të enjten në Xheriko me Abazin dhe deklaroi: "Abu Mazen, Mahmud Abazi, është relevant. Ai është ndoshta njeriu më relevant, që është vërtetë i vendosur të kërjojë një rrugë për vazhdimin e procesit të paqes. Ne s´kemi luftë me botën arabe, ne s´kemi luftë me popullin palestinez."

Megjithatë është e paqartë nëse Perezi me këtë qëndrim do të fitojë simpatinë e zgjedhësve. Në bazë të anketimeve të fundit partia punëtore ka ndërkohë vetëm 20 mandate në parlamentin me 120 deputetë të Izraelit.

  • Data 03.03.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqql
  • Data 03.03.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqql