Vizita e Bushit në Evropë në fokuin e shtypit ndërkombëtar | Studimi në Gjermani | DW | 27.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vizita e Bushit në Evropë në fokuin e shtypit ndërkombëtar

Komentet dhe analizat e shtypit ndërkombëtar gjatë javës kanë pasur në fokus turin e vizitave që zhvilloi në Evropë presidenti i SHBA, Xhorxh Bush.

Xhorxh Bush në Bruksel

Xhorxh Bush në Bruksel

Gazeta franceze "LE FIGARO" komenton: "Eshtë mirë që Bushi udhëtimin e parë në mandatin e dytë presidencial e shfrytëzon për të fashuar plagët në aleancën transatlantike. Për presidentin e SHBA ky ishte një fillim i mbarë. Siç duket plot qëllime të mira këtej e tutje ai dëshiron një "Evropë të fortë" dhe përbetohet, se do të bahskëpunojë me këtë Evropë pothuajse për të gjitha çështjet. Tek i dëgjon këto fjalë të arta, të lind pyetja, se ç´kane qenë ato "mosmarrëveshje të përkohshme" që tani i bëjnë të duken si një pjesë teatrale këto deklarata. Mos vallë Bushi po e tepron disi, ashtu si një fëmijë që e kupton, se ka shkatërruar lodrën e tij më të dashur? ... A ka vërtetë nevojë ai për Evropën? Kjo nuk është aspak e sigurtë - e megjithatë ai i përsërit përbetimet e veta", nënvizon "LE FIGARO".

Gazeta e Romës "IL MESSAGERO" lidhur meraportet e reja evropiano-amerikane shkruan: "Evropës i mungon aftësia për t´i bashkuar në një projekt strategjik iniciativat e veta politike dhe që së bashku me Uashingtonin t´i çojë përpara ato, gjë që duhet të mos ia lërë rastësisë. Mungon edhe një pikë referimi në politikën e jashtme evropiane, pra një ministër i jashtëm evropian ashtu siç premton edhe kushtetuta. Muaji i mjaltit në marrëdhëniet evropiano-amerikane nuk do të zgjasë shumë, nëse evropianët nuk e kuptojnë, se duhet ta shfrytëzojnë rastin për t´i marrë punët vetë në dorë që të kontribuojnë bashkë me SHBa në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Evropianët nuk duhet të presin q ëtë ndryshojë Uashingtoni, por duhet të ndryshojnë veten dhe mënyrën se si ato e zhvillojnë dialogun me SHBA", mendon "IL MESSAGERO".

Një tjetër opinion nga Austria. Citojmë artikullin e vjenezes "DER STANDARD": "ka qenë prepotenca ajo që e helmoi klimën transatlantike katër vitet e shkuara dhe është paaftësia në rritje, ajo që po bën tani të domosdoshëm çeljen e një dialogu të ri. Bushi nuk duhet të bjerë për gjithçka dakord me Shrëderin dhe Shirakun, por që të gjithë përfitojnë duke e dëgjuar njëri-tjetrin. Më mirë do të ishte, nëse pozicionet e ndryshme do të plotësonin njëri-tjetrin në mënyrë konstruktive. (...) Edhe në të kaluarën ka pasur konlifkte të ashpra, por që shpesh herë janë zgjidhur duke marrë parasysh interesat e përbashkëta. Mekanizmat e riparimit funksionojnë", vëren "DER STANDARD".

Gazeta zvicerane "TAGES ANZEIGER" nxjerr një bilanc të vizitës së Bushit: "Në takimin e nivelit të lartë për pajtimin në Bruksel nuk pritej ndonjë zbardhje e së shkuarës. Për hir të konsensusit nuk u argumentua, përse SHBA dhe "Evropa plakë" u grindën për vdekje për rastin e Irakut. Por sidoqoftë krerët e shteteve duhej të flisnin për këtë, aq më shumë për shkak të një tjetër dosjeje, si p.sh. ajo e programit bërthamor të Iranit apo furnizimet me armë të BE-së në Kinë, tema këto që shumë shpejt mund t´i hapin sërish varret transatlanetike", analizon zvicerania "TAGES ANZEIGER".

Gazeta spanjolle "EL MUNDO" i referohet vizitës së presidentit Bush në Gjermani: "Bushi dhe Shrëderi i lanë më një anë të gjitha çështjet e diskutueshme. Ata nuk folën as për reformimin e NATO-s, as për konfliktin në Irak, as për sanksionet kundër Kinës, as për qëndrimin ndaj qeverisë së Putinit në Rusi dhe as për protokollin e Kiotos. Për një lidhje martesore që ndodhet në krizë kjo nuk është terapi e keqe. Por në plan afatgjatë nuk mund të ndiqet një strategji e tillë. Askush nuk kërkon që të dyja palët të ndjejnë "një dashuri të vërtetë" për njëra-tjetrën. Mjafton edhe sikur mbi bazën e interesave të përbashkëta ata të ruajnë aleancën e tyre si një martesë të arësyes", vëren "EL MUNDO".

Së fundi edhe një vështrim në artikullin e londinezes "THE TIMES" lidhur me takimin Shrëder Bush: "Nuk ishte as ndonjë takim romantik dhe as ndonjë çarje. Bushi dhe Shrëderi gjetën një rrugë të tretë gjatë vizitës nëntë orëshe të presidentit në Gjermani: ata ranë dakord që në miqësi të kenë mendime të ndryshme, dhe nëse është e mundur të flasin për to vetëm pas portave të mbyllura."

  • Data 27.02.2005
  • Autor S.Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwV
  • Data 27.02.2005
  • Autor S.Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwV