″Vizitë tek Sllobodani″ e shkrimtarit austriak Peter Handtke | Studimi në Gjermani | DW | 24.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Vizitë tek Sllobodani" e shkrimtarit austriak Peter Handtke

Shkrimtari austriak ka vizituar ish Presidentin serb dhe jugosllav ne zyrën e tij në Burgun e Tribunalit të Hagës. Ne do kishin dashur të mësonim diçka më tepër nga tre orët që Peter Handke kaloi me Sllobodan Milloschevicin, shkruan Mathias Ryb në fejtonin me titull "Vizitë tek Sllobodani", botuar në numrin e 22.06.2005 të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ajo që ka mbetur në fund të fundit është raporti i thatë mbi monologun që i akuzuari më prominent dhe më i rëndësishëm i Tribunalit të Hagës ka kryer me shkrimtarin Handke. Por ajo që tregon ky raport është se pas lektyrës së "Reportazhit" të botuar
në numrin e ri të revistës "Literatura", shkrimtari është i pasigurt në forcën e tij intelektuale dhe retorike.

Dhe me të drejtë. Sepse tek poeti Handke shpesh rol të rëndësishëm luajnë detajet që duken të parëndësishme. Në përpjekjet e tij për të gjetur më shumë të vërtetën në procësin e shkatërrimit të Jugosllavisë, Handke merr në duar "përgjithësimin e Serbisë" për të cilën ai akuzon gazetarët të cilët gjatë luftravë të shekullit të kaluar u morrën me shkatërrimin e shtetit shumëpopujsh të Ballkanit. Teksti i ri i Handkes i cili përmban pjesë nga udhëtimet e tij të mëparshme në Serbi, Bosnjë, Kosovë si dhe në Tribunalin e Hagës, ë shtë krijuar falë rrethanave gjatë të cilave Avokati mbrojtës i Milloshevicit kërkonte ta merrte poetin si një nga 1600 dëshmitarët e paraqitur nga mbrojtja. Jo si dëshmitar, i cili me sytë edhe veshët e veta ka bërë një krim, ka parë një krim ose ka mbijetuar një të tilë, por si dëshimtar ekspert roli i të cilit në Tribunalin e Hagës është të ndricojë kompleksitetin historik dhe kohor te ngjarjeve gjatë të cilave u mundësuan masakrat dhe debimet me te renda te ndodhbur ne Europe pas luftes se dyte boterore.


Per te ruajtur qartesine analitike, duhet patur parasysh se ashtu si ne gjithe tekstet e tjera te shkruara nga Handke per shkaterrimin dhe luftrat e Jugosllavise, edhe në reportazhin e tij te fundit dallohen dy nivele. Handke pretendon nga njera ane të jetë me i saktë se gazetarët për të cilët ai nuk ka ndodnjë mendim të mirë, Dhe nga ana tjetër, artisti i fjalëve kërkon të gjejë të vertëten e ngjarjeve dhe të ndricojë shpirtin kohor e cila sipas tij mbeti e pazbuiluar prej gazetareve. Hadke dështon në te dy nivelet, si në saktësi ashtu edhe në shpirt, shkruan Mathias Ryb, korrespondent shumevjecar i FAZ ne Ballkan.


Ryb pershktuan pasaktësite që ai gjen ne tekstin e Handkes, pasaktesi ne emërtimin e vendeve ku kane ndodhur ngjarje historike, pasaktesi në emertimin e figurave.
Per Handken Tribunali i Hages ështe instrument illegjitim e drejtesise se fitimtarit e krijuar prej brutalitetit tze forcave te cilat kane qene te njeanshme ne lufrrta e fundit dhe ne bombardimin e Natos. Hadke i quan dy gjykatesit e procesit kunder Milloshevicit "xhamajkiane te zinj me mjeker te bardhe" dhe "eskperte koeranojugor per ligjet e perqindjeve". HAndke nuk mendon se keta njerez mund ta kuptojne shpritin e Ballkanit dhe nuk jane ne gjendje keshtu te gjykojne. Per Hadke kjo eshte gjykata e gabuar per te gjetur te verteten. Per gjetjen ete vertetes, si te thuash per shpirtin, kompetent eshte Hadke. Ndaj u zhvillua dhe takimi treoresh me Milloshevicin gjate te cilit ky i fundit ka bere thuajse monolog dhe eshte perqendruar ne dy momente qe kane qene momente kyce: Dalja e Milloshevicit ne prill te 1987 ne Kosovo Polje gjate te cuilave ai u thosh demostruesve "kerkush nuk duhet t`ju prek ju" si dhe fjalimi i tijh ne Fushe Kosove me 1989 me rastin e 600 vjetorit te betejes historike gjate te cilave Milloshevici u tha nje milione serbeve se populli serb ndodhej para betejave te reja. Handkes nuk i shkon ne mendje qe pas ketyre fjaleve fshihet deshira per te shkaterruar- dhe qe gjuhe te tille te shoqeruar me luftra te tilla ka patur edhe ne raste te gjera ne historne e shekullit te kaluar-.

Handke nuk mund te konceptoje qe pas fytyres miqesore te politianit serb te fshihet e keqja. Dhe kjo ne nje kohe kur pamjet e videos qe tregon vrasjenb e te rinjve myslimane ne srebenice, eshte duke ndihmuar popullin serb qe te largohen nga ideja e popullit te viktimizuar dhe te marrin pergjegjesine per cka ndodhur. Handke mendon se Milloshevici eshte një figure gtragjike. Por atij nuk i shkon ne mendje qe ai mund te jete edhe nxites dhe keqbere. Ne te verteten e gjetur prej Handkes ne reportazhin e tij te fundit, populli serb paraqitet serish si viktime.

  • Data 24.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruz
  • Data 24.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruz