Vizitë në kampin e Guantanmos | Politika | DW | 28.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vizitë në kampin e Guantanmos

260 të burgosur janë liruar nga burgu i Guantanamos, sepse nuk përbënin më ndonjë rrezik. Organizatat për të drejtat e njeriut përllogarisin se ka ende mjaft të pafajshëm ndër të burgosurit e Guantanamos

Kampi i Guantanamos

Kampi i Guantanamos

Burgu i Guantanamos ekziston prej vitit 2002. Ai përbëhet nga pesë komplekse, një tjetër është në ndërtim. Në pikën ushtarake mbahen 460 të burgosur, pas gardheve të dyfishta e të trefishta prej hekuri. Të survejuar si të kriminelë të rrezikshem. Shumica janë kapur në Irak dhe në Afganistan. Gjenerali i brigadës Eduard Lekok, shprehet: "Ne kemi zbuluar të burgosur, të cilët kanë informacione për praktikat e rekrutimit të Al-Kaidës, për strukturat e organizatave të ndryshme terroriste. ata na japin informata se si pëpriqet Al-Kaida të gjejë kanalet për të zotëruar armët e shfarosjes në masë. Dha ata shprehen qartë për metodat e tregut të zi të Al-Kaidës për financimin e terrorizmit." Deri më tani janë liruar 260 të burgosur, sepse sipas rezultimeve ata nuk përbënin më ndonjë rrezik. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut përllogarisin se ka ende mjaft të pafajshëm ndër të të burgosurit e Guantanamos. Katrin Bajerman, eksperte për terrorizmin e Human Rights ëatch thekson: "është e munduar që në Guantanamo ka persona që kanë kryer krime. Këta duhen ndëshkuar. Por ka edhe nga ata persona që nuk kanë bërë asgjë. Ata duhen liruar. Ata nuk përbëjnë as për Shtetet e Bashkuara dhe as për ndokën tjetër ndonjë rrezik. Pastaj ka një kategori, e cila ndodhet në mes. Kundër këtyre personave nuk ka asgjë faktike, por ata mund të ushtronin dhunë po qe se do të ishin të lirë." Njëri nga rojat e burgut, i cili dëshiron të mbetet anonim, tregon:"Shumë nga të burgosurit, me të cilët unë ditë për ditë kam të bëj duan të më vrasin. Ata duan t'ju vrasin edhe ju. Shumë nga të burgosurit kanë thënë, kur të dalin prej aty, ata do të vrasin amerikanë sa më shumë të jetë mundur." Në kampin Delta, nr 5. janë futur 75 të burgosurit më të rrezikshëm, që kanë vlerë shumë të madhe për sigurimin e informatave. Atmosfera është shtypëse. Këtu të burgosurit ndodhen pas dyersh të rënda hekuri, të mbyllura në qeli njëshe. Në qeli drita mbahet e ndezur 24 orë rresht. Roja tregon: "Qelitë këtu janë 3.60 me 2.40 metër. Në anën tjetër të rrugës ka qeli 1.80 me 2.40 metra. Kjo është një qeli e invalidëve. Në të dyja katet ka nga një qeli të tillë. Para jush shihni sende, të cilat mund të përdorë një i burgosur: Një libër kurani, sapun, letër higjienike, sandale dhe këpucë, një uniformë burgu ngjyrë kafe dhe një peshqir. Gjithashtu janë vendosur edhe kamera, për të ruajtur dhe madje mbrojtur të burgosurit nga vetvetja."
  • Data 28.06.2006
  • Autor Daniel Sheshkevitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpU
  • Data 28.06.2006
  • Autor Daniel Sheshkevitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpU