Vizitë historike e diplomatëve të BE-së në Bagdat | Bota | DW | 09.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizitë historike e diplomatëve të BE-së në Bagdat

Katër përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë evropiane gjatë një vizite blic të enjten në Bagdat biseduan për përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Irakun. Konferenca është planifikuar të zhvillohet më 22 qershor në Bruksel.

Kuarteti diplomatik i BE-së në Bagdat

Kuarteti diplomatik i BE-së në Bagdat

Për arësye sigurie vizita e katër diplomatëve të BE-së në Irak u mbajt e fshehtë deri në çastin që ata mbërritën në Bagdat. Kjo vizitë konsiderohet njëkohësisht si historike, sepse shënon një fillim të ri në raportet mes BE-së dhe Irakut të qeverisur tashmë në mënyrë demokratike. Delegacioni nga Brukseli përbëhej nga kryediplomati i BE-së Havier Solana, ministri i jashtëm i Luksemburgut që mban aktualisht edhe presidencën e radhës të Këshillit të Ministrave të BE-së, Zhan Aselborn, Komisionerja e politikës së jahstme të BE-së Benita Ferrero-Valdner dhe ministri i jashtëm britanik Xhek Strou. Ky i fundit në konferencën e shtypit pas bisedimeve me politikanët drejtues në Bagdat tërhoqi vëmendjen për plagët e vjetra: "Europa ishte mjaft e përçarë në çështjen e Irakut. Por fakti që ky delegacion i BE-së ndodhet këtu dëshmon, se ne jemi të gatshëm që ta lemë pas të shkuarën dhe të përqëdnrohemi tek e ardhmja. Bashkë me qeverinë irakiane të zgjedhur në mënyrë demokratike duam të punojmë për njerëzit në Irak."

Me këtë deklaratë Strou në fakt përsëriti atë që kish theksuar më parë edhe ministri i jashtëm luksemburgas Aselborn pas takimit me presidentin Xhalal Talabani. Këtij si dhe kryeministrit Ibrahim al Xhafari evropianët i siguruan, se do të angazhohen së bashku për hallet e Irakut. Duke folur në emër të presidencës së këshillit të ministravetë BE-së, Aselborn, nënvizoi, se BE-ja mbështet plotësisht procesin e ndërtimit social dhe ekonomik të Irakut. "Përveç ndihmës financiare BE-ja mbështet edhe procesin politik dhe kushtetues për specializimin e gjyqtarëve, policëve dhe shërbimit të rojes nëpër burgje", vuri në dukje Aselborn.

Qeveria e Irakut tashmë mund t´i shfrytëzojë këto kapacite të ndihmës të startuar qysh nga 1 qershori, konfirmoi kryediplomati i BE-së Solana. Komisionerja e politikës së jashtme të BE-së, Benita Ferrero-Valdner, nënvizoi, se BE-ja qysh tani po jep kontributin më të madh në rindërtimin e Irakut. Nga 500 milionë euro të premtuara ndërkohë 300 milionë janë lëvruar.

Kryeministri irakian Xhafari vuri në dukje nevojën për më shumë ndihma për zgjidhjen e problemeve të furnizmit me ujë, dhe energji. Ai do të ketë mundësi t´i parashtrojë konkretisht këto kërkesa në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut që zhvillohet më 22 qershor në Bruksel. 85 delegacione kanë premtuar pjesëmarrjen, në krye qëndrojnë ministrat e jashtëm të antarëve të BE-së, të SHBA si dhe të vendeve të tjera evropiane.

  • Data 09.06.2005
  • Autor Jyrgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOz
  • Data 09.06.2005
  • Autor Jyrgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOz
Reklamë