Viti 2007 mund të kthehet në një vit të rëndësishëm në luftën kundër efektit serë | Politika | DW | 02.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Viti 2007 mund të kthehet në një vit të rëndësishëm në luftën kundër efektit serë

Shkrirje e akullnajave polare, ishuj që zhduken për shkak të rritjes së nivelit të ujit të detrave dhe plot shenja të tjera gjithnjë në shtim, janë shenja shqetësuese për ndryshimin e klimës në botë. Edhe raporti i OKB-së për klimën i prezantuar së fundi në Paris i mbështet edhe një herë nga këndvështimi shkencor rreziqet që bart në vetvete ndryshimi i klimës në botë dhe bën të qartë se duhen marrë sa më shpejt masa parandaluese

Shtimi i shkretëtirave si pasojë e ndryshimeve klimatike

Shtimi i shkretëtirave si pasojë e ndryshimeve klimatike

Pacienti ka kohë që është i sëmurë dhe mjekët janë të një mendjeje për shkaqet dhe diagnozën. Vetëm terapia nuk ka filluar ende si duhet dhe koha nuk pret.

Analiza dhe ekspertiza për ndryshimet e klimës ka plot, por raporti i këshillit shkencor të OKB-së, IPCC, që publikohet çdo pesë vjet është më i rëndësishmi. Kjo jo vetëm se sepse për përpilimin e këtij raporti punojnë rreth 2.000 vetë por edhe sepse shtetet premtojnë gjithmonë që do t'i bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre gjykimet e këtij raporti. Edhe pse të gjitha këto mbeten shpesh vetëm premtime boshe, raportet e IPCC-së janë sigurisht shumë më tepër sesa vetëm rituale të shtrenjta për shprehjen e zemëratës.

Këto raporte kanë bërë ndër të tjera, që sot nuk ka asnjë drejtues shteti që hedh poshtë lidhjen mes efektit të serës dhe emisioneve që shkaktohen prej djegies së lëndëve fosile prej njerëzve. Madje edhe administrata amerikane e pranon tani një gjë të tillë.

Raporti i fundit i IPCC do t'u bëjë ndoshta të qartë qeverive urgjencën që të vënë më në fund në jetë çështjen e reduktimit të këtyre gazrave.

Mesazhi qendror i raportit të fundit të IPCC-së është, që ndryshimi i klimës nuk është një përfytyrim horror i një të ardhmeje tä largët, por ai është duke ndodhur. Dhe në rast se njerëzit nuk veprojë tani, atëhere deri në fund të këtij shekulli temperatuar e tokës do të rritet deri në gjashtë gradë. Sa për krahasim ndryshimi i temperaturave të sotme me ato të periudhës së fundit të akullnajave është pesë gradë.

Raporti i katërt i OKB-së për klimën përkon me një kohë në të cilën ndryshimet e klimës kanë arritur të vijnë në krye të listës së kantiereve të mëdha të politikës botërore. Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që tema e luftimit të efektit të serës të shndërrohet në temë qendrore të presidencës së dyfishtë gjermane, si kryesuese e BE-së dhe e G8-ës. Dhe në fund të vitit në konferencën e sivjetshme të OKB-së për klimën që do të zhvillohet në Bali, pritet t'u jepet fund mosmarrëveshjeve në formulimin e protokollit për klimën. Në Bali pritet të miratohet një protokoll pasues i atij të Kiotos, ku do të përcaktohet si qëllim edhe pakësimi i emisioneve, gjë që kërkohet edhe prej shkencëtarëve. BE-ja dëshiron që në këtë kuadër të kursejë 30% të emetimeve të saj të gazrave.

Edhe në SHBA duket se po ndryshon qëndrimi. Bosët e disa koncerneve të mëdha iu drejtuan këto ditë presidentit Bush duke i kërkuar që të bëjë më tepër përpjekje për mbrotjen e klimës. Ky presion është i rëndësishëm, sepse ekonomia e e merr vesh që mbrotja e ambientit nuk do të thotë pengesë për rritjen ekonomike, por hapjen e tregjeve të reja për të ardhmen, si p.sh. për krijimin e energjive të buta apo prodhimin e aparateve, makinerive apo automjeteve që nuk shpenzojë shumë energji.

Në këtë mënyrë viti 2007 mund të kthehet në një vit të rëndësishëm në luftën kundër efektit serë. Raporti i shkencëtarëve përbën në këtë drejtim një fillim të mirë.


  • Data 02.02.2007
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn8
  • Data 02.02.2007
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn8