1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Violinist, dirigjent dhe humanist: Yehudi Menuhin

Rick Fulcker23 Prill 2016

Ai ishte një fëmijë gjeni e u bë njëri nga violinistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. 17 vjet pas vdekjes së tij, amaneti i Menuhinit jeton në shumë forma. Në 22 prill, artisti i shquar do të kish mbushur 100 vjeç.

https://p.dw.com/p/1Ib92
Yehudi Menuhin
Fotografi: Imago/teutopress

"I dashur Yehudi im, në këtë mbrëmje unë pashë se koha e mrekullive nuk ka kaluar. Zoti ynë i dashur i vjetër vazhdon të punojë". Fjalët e fizikanit Albert Einstein pas një koncerti të 16 vjeçarit të atëhershëm Yehudi Menuhin në Berlin, pasqyrojnë përshtypjen që la violinisti te bashkëkohasit e tij.

Debutimin e tij në Berlin, Menuhini e pati në vitin 1929. Në gjysmën e parë ai luajti Beethovenin dhe në gjysmën e dytë Brahmsin. Biografi i tij Humphrey Burton e quajti atë "fëmijën më të famshëm në planet". Ai ishte një fëmijë gjeni në përmasat e Mozartit.

Instikt, shtysë - dhe fat

"Kur fillova ishte thjesht instinkti. Kisha aftësinë për të rezistuar, talentin dhe vullnetin", do të kujtonte më vonë Menuhini.

Menuhini me një Stradivari
Menuhini me një StradivariFotografi: Menuhin Archive/Warner Classics

Ai lindi në 22 prill 1916 në New York. Prindërit i kishte hebrenj bjellorusë, të cilët përmes Palestinës patën emigruar në SHBA. Ata u përpoqën ta mbështesin sa më mirë që të jetë e mundur djalin: për t'i mundësuar djalit studimin me violinistin e famshëm Louis Persinger, prindërit u shpërngulën nga San Francisco në New York. Persinger u rekomandoi atyre në vitin 1926 që të shkojnë në Paris, që Yehudi të studionte te mësuesi i tij, Eugene Ysaye. Por i riu zbatoi vullnetin e tij dhe studioi me kompozitorin rumun George Enescu. Menuhini do të kujtonte më vonë: "Ajo që më mësoi Enescu- në shembuj, jo në fjalë - ishin nota, të formësuara në një mesazh dinamik, të gjallë, veç kësaj mprehtësia prerëse dhe frazimet plot shprehje."

Në moshën 12 vjeçare, Menuhini mori një dhuratë me vlerë nga bankieri dhe mbështetësi i artit, Henry Goldman: një Stradivari të vitit 1733. Debutime me Berliner Philharmoniker nën drejtimin e Bruno Walterit dhe me London Symphony Orchestra nën Fritz Busch e vunë djalin gjeni në kontakt me artistët e mëdhenj të asaj kohe. Pas një koncerti me Menuhinin si solist, dirigjenti dhe kompozitori Edward Elgar tha: "Mënyra si e luan djali Concerto-n tim, është e mrekullueshme".

Triumf dhe krizë

Djali gjeni Menuhin në vitin 1927
Djali gjeni Menuhin në vitin 1927Fotografi: AP

Baroni i mëvonshëm Menuhin of Stoke d'Abernon ishte zviceran, nënshtetas amerikan dhe britanik dhe i kaloi dekadat e fundit të jetës së tij në Britaninë e Madhe.

Pas këtyre viteve të para, karriera e tij nisi plotësisht dhe i solli atij 70 vjet bashkëpunim me EMI dhe me këtë kontratën më të gjatë për disqe në histori. Kompozitorë si Bela Bartok shkruan pjesë për të. Në vitin 1996, në datëlindjen e tij të 80-të ai kishte dirigjuar 110 koncerte.

Por fëmisë së dikurshëm gjeni iu desh të përjetojë edhe faza të errëta: pati periudha kur ai nuk ishte më në gjendje të luante. Vetëm pas një pushimi prej një viti e gjysëm e mori ai prapë instrumentin. Dhe atëherë ai nuk luante më në mënyrë instinktive, por të menduar mirë. Ai dha gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth 500 koncerte për një publik jo dhe aq kritik: për trupat aleate. Gjenerali Eisenhower reagoi me fjalët: "Prania e tij në Evropë te trupat që luftojnë në këtë moment kritik ushtroi një ndikim të thellë në moral dhe ishte shumë e rëndësishme."

Një jetë plot aspekte të ndryshme

Daniel Hope dhe Yehudi Menuhin
Daniel Hope dhe Yehudi MenuhinFotografi: U. Uebelhart

Së bashku me kompozitorin Benjamin Briten, pak pas fundit të luftës Menuhini luajti për të mbijetuarit nga kampet e përqendrimit dhe veç kësaj doli në skenat e Berlinit të bombarduar me Wilhelm Furtwängler-in dhe Berliner Philharmoniker. Bashkëpunimin me dirigjentin Wilhelm Furtwängler, i cili konsiderohej i preferuari i nazistëve, ia quajtën tradhëti. I habitur për këtë, Menuhini u angazhua për denazifikimin e Wilhelm Furtwänglerit.

Udhëtimi i parër në Indi ia ndryshoi jetën: dëgjimi i muzikës indiane, tregoi ai "ishte një nga përvojat më të mrekullueshme në botë. Edhe para Beatles-ve, ishin regjistrimet e Menuhinit me Ravi Shankarin, që e bënë të njohur në botën perëndimore instrumentistin indian të sitarit dhe e bënë Menuhinin paraprijës të "muzikës botërore" para se të shpikej ky koncept.

Yehudi Menuhin dhe Stephane Grappelli
Yehudi Menuhin dhe Stephane GrappelliFotografi: picture-alliance/Photoshot

Koncertin e fundit, Menuhini e dha me Sinfonia Varsovia në violinë së bashku me solistin Daniel Hope, të cilin e mbështeste, në Dyseldorf në 7 mars 1999. Pesë ditë më vonë Menuhini vdiq në Berlin nga një bronshit.

Amaneti

Ai ka marrë jo vetëm shumë çmime e vlerësime, Yehudi Menuhin ishte edhe themelues i shumë institucioneve, si Yehudi Menuhin International Competition for Young Violinists, Menuhin Festival Gstaad në Zvicër etj. Në vitin 1977 ai themeloi fondacionin "Live Music Now", i cili ndërmjetëson muzikantë të rinj profesionistë për debutime në azile nevojtarësh, në burgje dhe në vende të tjera jashtë sallave të koncerteve. 100 vjetori i ditwwlindjes sww tij kremtohet kudo nwwpwwr botww me koncerte.