Viktor Janukoviçi - triumfues | Politika | DW | 05.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Viktor Janukoviçi - triumfues

Merr fund kriza qeveritare disa mujore në Ukrainë me zgjedhjen e kundërshtarit të presidentit Viktor Jushçenko, Janukoviç si kryeministër të vendit

Kryeministri i ri

Kryeministri i ri

Parlamenti në Kiev miratoi ditën e djeshme kandidaturën e udhëheqësit të opozitës, Viktor Janukoviç si kryeministër të ri të Ukrainës. Deputetët votuan me 271 vota dhe 9 kundër për rivalin pro rus të presidentit ukrainas, Viktor Jushçenko, në të këtë rast humbës i revolucionit të portokalltë të vitit 2004, i cili duhet të shihte me sytë e tij se si kundërshtari i tij i dikurshëm mori shumicën e votave në parlament.

Shumë vetë e akuzojnë presidentin Jushçenko për tradhti politike, ndërkohë që edhe apeli tingëlloi i lodhur: "Unë ju drejtohem atyre që janë në këtë sallë dhe ata që janë jashtë saj. Pushoni me politikën e luftës. Ndërrojeni atë me politikën e konkurencës së hapur. Unë i bëj thirrje parlamentit që të konsolidohet."


Me zgjedhjen e Janukoviçit përfundon edhe kriza qeveritare disa mujorë në Ukrainë. Kryeminstri i ri Viktor Janukoviç foli përpara parlamentit ukrainas duke theksuar: "Unë jam i sigurtë, që qeveria do të punojë në mënyrë aktive, profesionale dhe me përgjegjësi. Unë jam i gatshëm, të marrë përgjegjësinë. Po qe se ju më ndihmoni, atëherë ne do të bashkëpunojmë."


Në Lindjen e Ukrainës, emërimi i Janukoviçit u festua si sukses, ndërkohë që në perëndimin e vendit sundoi atmosfera e zhgënjimit.

  • Data 05.08.2006
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqou
  • Data 05.08.2006
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqou