1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viktima në Mesdhe

PP (dpa, rtr, ap)30 Maj 2016

Nga fundosja e disa anijeve me refugjatë gjatë ditëve të fundit në Detin Mesdhe mendohet se janë mbytur rreth 700 emigrantë.

https://p.dw.com/p/1IwnR
Fotografi: Reuters/Marina Militare

Shifrat bazohen në deklaratat e të mbijetuarve, tha Carlotta Sami nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR për agjencinë gjermane të shtypit dpa. Fjala është për tri anije të mbytura të mërkurën, të enjten dhe të premten.

550 vetë nga një anije që është mbytur të enjten (19.05), konsiderohen ende të zhdukur, tha Sami. Rreth 100 të tjerë duhet të jenë të bllokuar në barkun e një anije jetë fundosur të mërkurën. Kurse numri i të mbyturve prej një anijeje të tretë që u fundos të premten është i paqartë. "Nëse do t'i mbledhim këto shifra të zymta, mendojmë se ka të paktën 700 viktima - por nuk mund të themi gjë me siguri për shifrat dhe identitetin e viktimave," u shpreh Sami

Mittelmeer Boot mit Flüchtlingen vor Libyen gekentert
Fotografi: Reuters/EUNAVFOR MED

Refugjatët tregojnë edhe për një anije të katërt

Sipas organizatës "Save the Children" refugjatët e shpëtuar që kanë arritur në Itali, kanë treguar se përveç tri anijeve të mbytura me refugjatë ka pasur edhe një anije tjetër me rreth 400 persona në bord, e cila po ashtu është mbytur. Anija qe nisur nga porti i Sabrathat në Libi. "Ne kemi regjistruar dëshmitë e disa të shpëtuarve dhe të gjithë tregojnë të njëjtën gjë," tha zëdhënësja e "Save the Children" Giovanna Di Benedetto. "E gjithë kjo duhet të verifikohet, por nëse konfirmohen deklaratat e të mbijetuarve, ka edhe rreth 400 të mbytur të tjerë."

Gjatë javës në Detin Mesdhe sipas rojes bregdetare italiane dhe Kombeve të Bashkuara janë shpëtuar rreth 14.000 emigrantë. Vetëm të premten gjatë 17 aksioneve të ekipeve të rojes bregdetare u shpëtuan 2.000 vetë. Qëkurse gjithnjë e më shumë vende përgjatë rrugës ballkanike kanë mbyllur kufijtë e tyre, refugjatët po përpiqen përsëri që të arrijnë në Itali nga brigjet e Libisë duke kluar Detin Mesdhe.

Migranten Flüchtlinge Libyen Küste Rettung Aquarius Mittelmeer
Fotografi: Getty Images/G.Bouys

Bullgaria kthen mbapsht refugjatë për në Greqi

Qëkurse kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë është mbyllur, në Bullgari po shtohet frika se refugjatët mund të përdorin Bullgarinë si trampolinë në rrugën e tyre për në Evropën Perëndimore. Ministria e Brendshme bullgare ka dërguar për këtë shkak trupa për të mbështetur rojet kufitare.

Deri tani janë kthyer mbrapsht për në Greqi 53 refugjatë me origjinë nga Afganistani. Ky veprim u bë "në mënyrë që të dërgojmë një sinjal tek të gjithë ata që mund të zgjedhin këtë rrugë" - tha një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Brendshme në Sofje. Refugjatët , që kishin hyrë në Bullgari me një tren mallrash u arrestuan.