1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Veton Surroi takon në Pragë presidentin amerikan Xhorxh Bush

6 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlw

Pragë: Gjatë qëndrimit të tij në Pragë, ku po merr pjesë në konferencën për demokratizim dhe siguri, kryetari i Partisë Reformiste ORA është takuar edhe me kryetarin amerikan Geroge Bush, me te cilin ka biseduar për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën. “Me presidentin amerikan biseduam për rezolutën dhe statusin e Kosovës. Presidenti Bush shprehu qëndrimin e prerë amerikan për vazhdimin e procedurës, me hapa të shpejtuar, për aprovimin e rezolutës së re për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit” është shprehur kryetari i ORA-s, Veton Surroi. Në kumtesën për shtyp të Partisë Ora thuhet më tej se Surroi ka shprehur falenderimin e gjithë kosovarëve për lidershipin amerikan.