Vetem kujtimi i se kaluares nuk mjafton | Gjermania | DW | 03.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vetem kujtimi i se kaluares nuk mjafton

Marredheniet gjermano-izraelite 60 vjet pas holokaustit

Presidenti izraelit Katzav zbulon emrin e rruges Ben Gurion ne Berlin

Presidenti izraelit Katzav zbulon emrin e rruges Ben Gurion ne Berlin

Presidenti i Izraelit Moshe Katzav ishte kete jave per vizite ne Gjermani. Shkak i vizites ishte 40 vjetori i rivendosjes se marredhenieve diplomatike ndermjet RFGJ-se dhe Izraelit. Pikat kulmore ishin fjalimi para parlamentit dhe vizita ne perkujtimoren e holokaustit. Sigurisht marredheniet gjermano-izraelite mbajne vulen e historise se holokaustit dhe kjo teme eshte edhe ne qender te ketyre vizitave. Po a prek ajo edhe 60 vjet me vone botekuptimet e brezave te rinj?
Ben pjese tek rituali i vizitave shteterore te politikaneve izraelite ne Gjermani, qe te kujtojne holokaustin dhe te paralajmerojne te kihet kujdes nga forcimi i tendencave antisemite. Por ne pergjithesi vizita e presidentit Moshe Katzav ne Gjermani u karakterizua nga tone te qeta dhe tingelloi mjaft pajtuese, kur ai tha se nuk do te dale si apostull i moralit. Katzav porositi megjithate te kihet kujdes nga antisemitizmi dhe keshilloi te ndalohen grupet e djathta radikale.
Pohime te ketilla behen pjeserisht edhe per arsye te politikes se brendshme ne Izrael, behen per ata qe nuk e ndjejne veten mire as 60 vjet pas luftes se dyte boterore dhe 40 vjet pas kembimit te ambasadave ndermjet dy shteteve.
Nuk ndjehen mire, megjithese po t´i shohesh nga jashte marredheniet janö shume te ngushta, korrekte dhe zyrtarisht te mira.
Por te drejtuara publikut gjerman deklarata te tilla te motivuara nga pesha e historisö mund te kishin edhe pasoja negative. Dhe kjo pikerisht tek te rinjte. Porosite, paralajmerimet dhe kritika mund te kuptoheshin gabim prej tyre. Sidomos kur ata vijne nga jashte shteti, nga Izraeli psh.
Per dhjetera vjet me rradhö fjale te tilla kane qene te vetekuptueshme, sepse Izraeli fliste si "vendi i te mbijetuarve". Por ka kohe qe ka ndodhur nje kthese dhe izraelitet e rinj e shohin Gjermanine me sy te tjere. Pa e larguar nga vetja dhe pa e harruar holokaustin. Takimet ndermjet gjermaneve te rinj dhe izraeliteve te rinj rrjedhin ndryshe nga takimet e te rinjve gjermane me te mbijetuar te holokaustit, te cilöt jane bere prej kohesh pjese perberese e formimit politik gjerman.
Keto te mbijetuar dhe deshmitare te asaj kohe gradualisht po vdesin. Ideologjia radikale e djathte dhe antisemitizmi nga ana tjeter jane kembengules. Ata kane ekzistuar edhe para Gjermanise se Hitlerit, ata ekzistojne edhe sot dhe do te ekzistojne edhe ne te ardhmen. Dhe jo vetem ne Gjermani. Dhe nuk mund te jete vetem detyre e viktimave qe te porosisin te kihet kujdes prej tyre. Kjo eshte detyre e shoqerive te prekura. Pra edhe e shoqerise gjermane.
Jo se kötu nuk eshte bere asgje. Formimi politik, deklarimet e solidaritetit dhe ndihma materiale jane disa shembuj. Dhe tani eshte monumenti i holokaustit ne Berlin nje "perkujtimore gjermane", sic thone me krenari projektuesit e saj. Gjermania vete porosit me kete monument qe te kihet kujdes nga perseritja e historise. Dhe kjo me siguri vepron me shume se cdo apel miredashes nga Izraeli. Sigurisht qe ne nuk duhet as te gabohemi. Do te ishte gabim qe antisemitizmin ta kalonin me nje monument perkujtimor dhe gabim me i madh do te ishte, qe ne kete menyre te mund ta zhbenim holokaustin.

  • Data 03.06.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3Z
  • Data 03.06.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3Z