Vetëm fillimi | Bota | DW | 12.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vetëm fillimi

I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Havier Solana e cilëson të paligjshëm murin e ngritur nga Izraeli

Pamje nga muri rrethues i ngritur nga Izraeli

Pamje nga muri rrethues i ngritur nga Izraeli

I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Havier Solana ndodhet për bisedime në Izrael. Të hënën ai u takua me ministrin e jashtëm Silvan Shalom dhe kritikoi përsëri murin rrethues të ngritur nga Izraeli.
Kryediplomati i Bashkimit Europian Havier Solana nuk tha asgjë të re por me siguri që nuk ka fituar miq në qarqet zyrtare të Izraelit kur në një takim me ministrin e jashtëm Silvan Shalom shprehu kritikën e tij. Përfundimi zyrtar pak ditë më parë i murit disa metra të lartë përreth Jeruzalemit Lindor konsiderohet i paligjshëm nga BE dhe krijon probleme humanitare për disa mijëra palestinezë.
Të djelën e kaluar qeveria izraelite pati vendosur të vazhdonte ndërtimin e murit përreth Jeruzalemit për ta përfunduar mundësisht brenda fundit të vitit. Ministri për Jeruzalemin në qeverinë izraelite, Haim Ramon, u shpreh hapur se kështu qyteti do të bëhej më "hebre" dhe do të përmbushte më mirë detyrën e kryeqytetit të një shteti hebre. Kjo deklaratë zyrtare bëhet megjithëse dihet se më shumë se 50.000 palestinezëve që jetojnë në rrethinat e afërta me Jeruzalemin do t'u vështirësohet së tepërmi hyrja në qytet dhe pra edhe hyrja në një nga vendet më të shenjta të fesë islame.
Ndërtimi i murit gjigand rrethues ka qenë qysh një vit më parë objekt i negociatave me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Në një eskpertizë juridike mbi këtë çështje Gjykata arriti në të njëjtin përfundim si Solana: ndërtimi i murit bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Askush nuk dëshiron të vërë në pyetje të drejtën e Izraelit për siguri por nëse kjo arrihet vetëm përmes ngritjes së një muri rrethues atëherë kjo duhet bërë në territorin izraelit.
Izraeli e ka hedhur poshtë prej kohësh këtë ekspertizë ashtu siç kundërshton çdo kritikë nga jashtë. Zyrtarisht Jeruzalemi argumenton me arsyet e sigurisë por për të gjithë është prej kohësh e qartë se qeveria e Sharonit me këtë projekt disa miliarda dollarësh ndjek synime të qarta politike: ndërkohë që bëhen përgatitje për tërheqjen në mes të muajit gusht nga Rripi i Gazës qeveria kërkon të sigurohet se kufiri i ardhshëm mes Izraelit dhe një shteti eventual palestinez që mund të ngrihet dikur në Bregun Perëndimor do të jetë i siguruar. Fillimisht dyshimet për këtë i kishin ngritur vetëm palestinezët por ndërkohë edhe politikanët izraelitë e kanë pranuar këtë fakt.
Kështu pra është zyrtare që Izreali shkel me vetëdije të drejtën ndërkombëtare për hir të ndjekjes së objektivave politikë. Deri tani ky qëndrim është mbështetur nga Uashingtoni pasi Xhorxh Bush vazhdon të mbështesë Sharonin dhe sepse ka mjaft probleme të tjera në Irak ku po ndërtohet ndërkohë një mur përreth zonës së ashtuquajtur të gjelbër në Bagdad. Bush është shprehur hapur për krijimin e një shteti palestinez dhe ka ardhur koha që ai të thotë një fjalë autoritare që Sharon të mos vazhdojë t'i marrë territor këtij shteti. Edhe europianët duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Tërheqja e vëmendjes nga Solana është sigurisht e drejtë por mund të konsiderohet vetëm një fillim.

  • Data 12.07.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOj
  • Data 12.07.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOj
Reklamë