Vestervelle deklaron: ″2005 është sipas mendimit tim, viti kur duhet të fillojë ndryshimi i pushtetit″ | Gjermania | DW | 06.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vestervelle deklaron: "2005 është sipas mendimit tim, viti kur duhet të fillojë ndryshimi i pushtetit"

Në Shtutgart filloi konferenca e fillimvitit e partisë liberale gjermane. Kryetari i kësaj partie Guido Vestervelle, theksoi se Gjermania duhet të riforcohet sërish ekonomikisht më qëllim që të ndihmojë në rajonet më të varfra të botës

Guido Westerwelle, kryetar i partisë liberale

Guido Westerwelle, kryetar i partisë liberale


Edhe partia libelare gjermane FDP organizoi konferencën e fillimvitit në Shtutgart. Sipas shefit të kësaj partie Guido Vestervelle në këte vit fillon ndryshimi i pushtetit në Gjermani."Synimi është largimi nga pushteti i qeverisë së koalicionit të socialdemokratëve dhe të gjelbërve. Bëhet fjalë për një ndryshim në politikë. Popullit gjerman duhet ti shpjegohet domosdoshmëria e reformave.

"2005 është sipas mendimit tim, vitit kur duhet të fillojë ndryshimi i pushtetit. Ndoshta edhe viti i ndryshimit politik. Ne nuk e duam këtë ndryshim si qëllim në vetvete. Qëllimi strategjik i partisë liberale është largimi nga pushteti i qeverisë së socialdemokratëve dhe të gjelbërve."

Gjermania duhet sipas politikanit liberal Vestervelle të riforcohet ekonomikisht më qëllim që të ndihmojë në rajonet më të varfra të botës. Rritja ekonomike dhe hovi konjuktural janë të pandara, po qe se do të ndihmosh ata që janë në nevojë: "Po qe se ne si gjermanë duam të ndihmojmë në arenën ndërkmbëtare, duhet që të forcohemi edhe vetë ekonomikisht. Duhet të forcojmë këtë vend nga brenda me qëllim që t'u vijmë në ndihmë të dobtëve."
E rëndëishme është për udhëheqësin e partisë liberale gjermane rikthimi i Gjermanisë në majën e vendeve më të fuqishme ekonomike. Në konferencën e Shtutgartit për këtë ai theksoi:
"Ne duam një Gjermani që nuk turpërohet sepse lufton që nga ana ekonomike të dalë në krye. Ne duam një Gjermani dhe një shoqëri, që e di se begatia, risia dhe konjuktura janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, në rast se do të lehtësosh vuajtjen në vendin tënd dhe në botë."

  • Data 06.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar51
  • Data 06.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar51