″Vendimi për Karolinën″ - hapi i parë për censurën | Politika | DW | 02.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Vendimi për Karolinën" - hapi i parë për censurën

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

Me siguri, shumë vetë interesohen për princeshën e shquar. Por pa dyshim ne mund të bënim edhe pa ato fotografi, që e tregojnë atë duke kalëruar ose duke bërë pazar. Përse atëherë gjithë ky shqetësim? Pëwrse bënte fjalë vendimi i gjykatësve në Strasburg?

Në vendimin e gjykatësve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstatohet se fotografitë private të princesësh së Monakut nuk duhet të botohen pa miratimin e saj. Në thelb kjo do të thotë se kufijtë për publikimin e fotografive dhe teksteve për jetën private të njerëzve të njohur duhet të vendosen shumë më të rreptë, se sa e bën këtë Gjykata Kushtetuese Federale. Me këtë gjykatësit e Strasburgut eleminuan një vendim të gjykatësve më të lartë gjermanë,sipas të cilit personat e njohur, në rolin e të ashtuquajturve aktorë historikë, duhet të pranojnë botimin - me disa kufizime të fotografive - edhe kundër dëshirës së tyre.

Eshtë pikërisht kjo hapësirë që u mundësoi medieve gjermane vitet e kaluara të zbulojnë shumë afera dhe skandale dhe që të demaskojnë ata që predikojnë ujë dhe pijnë verë. Si për shembull ish-shefi i Bankës Federale Gjermane, i cili i lejoi vetes me gjithë familjen një vizitë private në një hotel lluksoz të Berlinit, të paguar nga Dresdner Banka, megjithëse ligji e ndalonte atë të pranonte dhurata. Ose në rastin e ish-kryeministrit të Saksonisë, bashkëshortja e të cilit kërkonte me këmbëngulje rabate në një dyqan mobiljesh, duke e bërë të hutohet personelin e pranishëm të dyqanit.

Këto kërkime investiguese mund të bëhen edhe në të ardhmen, megjithë vendimin e Strasburgut, prandaj qeveria gjermane nuk sheh ndonjë shkak që ta kundërshtojë këtë vendim. Kështu e mbrojti ministrja gjermane e drejtësisë, Brigita Zypries vendimin e kabinetit. Po kaq e drejtë është që gazetaria e paparacove, e cila nuk respekton sferë private, është e papranueshme. Edhe personat e njohur kanë të drejtë të kenë jetë private. Por që informimi të kufizohet në të ardhmen vetëm në informim për kryerjen e detyrës, sic e parashikon këtë vendimi i Strasburgut, kjo do të ketë pasoja për klimën ku do të lëvizin në të ardhmen gazetarët. Kush vendos në fund të fundit, c'ndodhi "kontribuon për zhvillimin e një debati me interes publik?" Ky formulim i gjykatësve të Strasburgut do të sjellë në të ardhmen një masë të madhe pasigurie juridike, gjë të cilën do ta shfrytëzojnë avokatët e zgjuar. Prandaj, "vendimi për Karolinën" nuk është në asnjë mënyrë vetëm temë e shtypit bulevardesk, por e bën të djersijë të gjithë shtypin gjerman.


  • Data 02.09.2004
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqur
  • Data 02.09.2004
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqur