1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendimi i Kölnit ngjall debatin pör detyrimin ushtarak

Nina Werkhäuser26 Prill 2004
https://p.dw.com/p/Ar6p
Fotografi: AP

Si përgjigje të një padie të një të riu që duhej të kryente sherbimin ushtarak gjykata administrative në Këln vendosi se praktika e mobilizimit të Bundesverit momentalisht është arbitrare. Që do të thotë se faktikisht varet nga rastesia, në se një i ri do ta kryejë sherbimin ushtarak nëntëmujor apo jo. Diskutimi për vazhdimin apo heqjen e detyrimit për sherbim ushtarak, i cili zgjat prej vitesh eshte ringjallur. Nina Werkhäuser
Për të gjelbrit vendimi i Këlnit ishte një rast i mirëseardhur për të theskuar kerkesen për heqjen e sherbimit ushtarak. Kryetarja e të gjelberve Angelika Beer është për një ushtri profesioniste.

"Kjo do të thotë që të marrësh një vendim politik për heqjen e sherbimit ushtarak për të cilën të mbahet edhe përgjegjesi."

Të gjelbrit që prej vitesh kanë një tjeter qëndrim në këtë cështje nga partneri i madh në koalicion, socialdemokratët. Partia socialdemokrate ka ministrin e mbrojtjes dhe si gjithë paraardhesit e tij Peter Struck është një përkrahës i sherbimit ushtarak. Një ushtri profesioniste do të ishte shumë e shtrenjtë, thotë Struck duke patur parasysh shkurtimin e buxhetit. Rreth 60 000 persona me sherbim të detyruar ushtarak ka Bundesveri, në të cilin sherbejnë rreth 270 000 ushtare dhe ushtarë dhe nga ushtarët e rinj ministri nuk do të heqë dorë.
Por ai duhet të sjellë tani argumente të reja. Deri tani ministria e mbrojtjes i referohej gjithnjë faktit që së paku përzgjedhja e rekruteve bëhet në mënyrë të drejtë. Sipas vendimit në Këln tani Struck ka vertetuar se nuk është kështu. Dhe keshtu distancohen edhe disa shoqata, si psh shoqata e Bundesverit, përfaqësuesja e interesave të ushtareve. Më mirë pa sherbim ushtarak të detyruar, se sa një sherbim i padrejtë, thotë kryetari Bernhard Gertz.

"Problemi ynë është, që nevoja e Bundesverit është shumë më e vogël sesa oferta vjetore. Dhe pastaj Bundesveri nuk mund të obligohet që bëjë dicka të pamenduar, pra të marrë më shumë persona me sherbim të detyruar, nga çka në të vertetë nevojë."

Edhe tek socialdemokratet shtohet numri i kundershtareve të sherbimit të detyruar ushtarak. Partia liberale e konsideron prej kohesh sherbimin ushtarak si një dëmtim masiv të të drejtave themelore të burrave të rinj. Edhe në unionin kristian demokrat shumica në të cilin janë për sherbimin ushtarak po shtohen zërat kritike. Deputeti Thomas Kossendey thotë:
"Gjithnjë është fjala për një vit në të cilën të rinjtë që kryejnë sherbimin e detyruar nuk kanë një perspektive të qartë për të ardhmen, në të cilën nuk dinë: A duhet të shkoj ushtar apo të mos shkoj ushtar, sa gjatë duhet të rri në ushtri, e gjitha kjo nu ka nevojë të jetë."
Dhe meqenese në kushtetutë nuk duhet të jetë që trajtimi jo i barabarte dhe donimini në prakitikën e mobilizimit të ekzsitojnë, sherbimi ushtarak bëhet gjithnjë e më i diskutueshem. Sepse Bundesveri po zvogelohet, dhe në të ardhmen do të nevojiten akoma më pak rekrutë. Partia liberale në maj do të kerkojë në parlament, heqjen e sherbimit ushtarak. Partia socialdemokrate do ta diskutojë këtë temë në një kongres në vjeshtë, i cili megjithatë nuk mund të marrë vendime. Dhe ministri i mbrojtjes do të kerkojë revizion kunder vendimit të Këlnit.