Vendim i padrejtë - 5 inferimieret bullgare dhe mjeku palestinez dënohen me vdekje | Politika | DW | 19.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vendim i padrejtë - 5 inferimieret bullgare dhe mjeku palestinez dënohen me vdekje

Sot u shpall vendimi gjyqësor kundër pesë infermiereve bullgare dhe një mjeku palestinez: Ata u dënuan sërish me vdekje. Edhe senaca e dytë gjyqësore doli në konkluzionin se të pandehurit kanë infektuar mbi 400 fëmijë nga Libia me virusin e HIV-së.

Gadafi, kryetari i shtetit libian

Gadafi, kryetari i shtetit libian

Vendimi ka shkaktuar kritika të ashpëra në Bullgari, BE dhe disa organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e njeriut, të cilat e akuzojnë Libinë se nuk i ka marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe faktet që u mblodhën në spitalin ku punonin infermieret bullgare dhe mjeku palestinez.

Në shtete demokratike njerëzit janë krenarë që ekziston një ndarje e qartë mes politikës dhe drejtësisë. Por ndoshta pas vendimit gjyqësor që sapo u shpall në Libi, disa njerëz do të pendohen që është kështu, sepse pas një vendimi të tillë, do të ishte mirë sikur politika të mund të ndërhynte me fuqinë e saj dhe t´i bënte thirrje Libisë që ta përfundojë këtë lojë mizore që po luan qysh prej 7 vitesh tashmë me 5 infermieret bullgare dhe me mjekun. Ata akuzohen se kanë infektuar me virusin HIV 400 fëmijë libianë dhe u dënuan pas 5 vitesh procesi gjyqësor me vdekje. Më pas prokuroria e lartë ia dorëzoi këtë rast sërish gjykatës së parë që u morr me te dhe tani, gjykatësit e tjerë vendosën t´i dënojnë të akuzuarit sërish me vdekje.

Të akuzuarit kanë ende një mundësi të fundit në duar, për t´i shpëtuar këtij vendimi, por ndoshta ata nuk do të kenë kohë: Kryetari i shtetit, Gadaffi mund ta përfundonte fare lehtë këtë rast dhe t´i shpëtonte të dënuarit. Dikur ai paguante miliona për të liruar pengje gjermane në Indonezi dhe në Saharë. Dhe tani ai është krejtësisht indiferent mbi fatin e 6 njerëzve, që varet vetëm nga duart e tij?

Gaddafi mundësoi falë ndihmës së tij për dëmshpërblimin e viktimave që shkaktuan sulmet terroriste libiane, gjithashtu kthimin e vendit te tij në bashkësinë ndërkombëtare. Evropa e prit atë krahëhapur, SHBA-s pritën deri sa hoqi dorë nga planet e tij nukleare. Por kryetari i shtetit libian duhet ta dijë se afrimi afatgjatë drejt Perëndimit nuk mundësohet dot vetëm me çekë milionash. Tani pritet humanizëm, gjë që është mëse e drejtë kundrejt të pandehurve, edhe pse jo të gjitha detajet e procesit gjyqësor janë bërë publike. Por të paktën dihet se „pohimet“ e të akuzuarve u arritën nëpërmjet torturave dhe eksperët ndërkombëtarë kanë deklaruar me kohë se rastet e sidës ishin prezente shumë më parë se infermieret dhe mjeku të fillonin punë dhe se shkaku kryesor ka qënë mungesa e kushteve higjienike.

Qeveria libiane nuk mund ta përsërisë ofertën e saj se Bullgaria mund të paguajë për lirinë e të akuzuarve 10 milionë euro për çdo familje të fëmijëve të vdekur. Dikur Gadaffi paguante për të liruar pengje nga terroristët dhe tani do të bëhet vetë një terrorist? Ai po rrezikon me këtë qëndrim afrimin aq të rëndëisishëm të Libisë drejt Evropës, sepse ai nuk duhet të harrojë se Bullgaria është gjithashtu Evropa. Jo vetëm pas antarësimit të saj në janr të 2007, por pas janarit edhe më shumë. Në Bruksel, Berlin e kudo vendimi për dënimin me vdekje nuk do të pranohet kokëulur siç ndodhi deri tani.

Tani duhet folur e mbi të gjitha vepruar në mënyrë të qartë me Libinë, edhe pse politika dhe drejtësia funkionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

  • Data 19.12.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqni
  • Data 19.12.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqni