Vendi me numrin më të lartë të ekzekutimeve - Kina kryeson listën e AI-së për statistikën e dënimeve me vdekje | Bota | DW | 06.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vendi me numrin më të lartë të ekzekutimeve - Kina kryeson listën e AI-së për statistikën e dënimeve me vdekje

Kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder javën e shkuar në një intervsitë për shtypin theksoi dëshirën për shfuqizimin e embargos së armëve ndaj Kinës, duke vënë në dukje se gjendja e të drejtave të njeriut atje është përmirësuar. Po në të njëjtën gazetë ministri i jashtëm Joshka Fisher shpreh një mendim të kundërt, ai është skeptik sa i përket situatës së të drejtave të njeriut në Kinë. Qëndrimi i ministrit Fisher konfirmohet edhe nga raporti i Amnesty International i publikuar të martën. Në raport nënvizohet, se në Kinë si në ansjë vend tjetër të botës ekzekutohen shumë njerëz. Vetëm gjatë vitit 2004 janë ekzekutuar 3.800 vetë. Kina kryeson në statistika edhe kundrejt Iranit, Viet

namit dhe SHBA sa i përket dënimeve me vdekje.

Rekordi i dhimbshëm nuk është befasues: në vitin 2004 në mbarë botën nuk janë ekzekutuar aq shumë njerëz sa në Kinë. Raporti i AI (Amnesty International) bën fjalë për të paktën 3.400 ekzekutime. Numri i saktë është sekret shtetëror dhe me siguri që duhet të jetë më i lartë. Ndonëse Kina i ruan statistikat e AI për dënimet me vdekje, kjo cështje nuk është asnjëherë në rend të ditës dhe autoritetet bëjnë sikur nuk dinë gjë. Megjithatë Franca dhe Gjermania iniciativën për shfuqizimin e embargos së armëve e argumentojnë me ndryshimin e situatës qysh nga viti 1989 kur është vendosur kjo embargo. Por nisur nga të dhënat për dënimet me vdekje një vlerësim i tillë tingëllon si shpoti. Madje kjo të befason, pavarësisht nga fakti që në seancën e komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë kësaj radhe SHBA nuk paraqitën rezolutë kritike ndaj Kinës. Nga ana tjetër SHBA vetë ndodhen në rendin e katërt të listës së AI për sa u përket dënimeve me vdekje. SHBA në këtë listë renditen fare pranë shteteve të tilla si Irani dhe Vietnami.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën e ekzekutimeve në Kinë është fakti që në këtë vend ka maangësi të mëdha sa i përket sistemit të drejtësisë. Deponimet e të burgosurve merren me forcë dhe nëpërmjet torturave. Mundësia për mbrojtje është e kufizuar. E as që mund të bëhet fjalë për drejtësi të pavarur në Kinë.

Si edhe shumë kohë më parë edhe sot e kësaj dite udhëheqja kineze është e mendimit, se dënimi me vdekje shërben si masë efikase për të stepur të tjerët nga veprime të dënueshme. Ndaj shpesh herë ekzekutimet bëhen publike. Megjithatë rritja e numrit te akteve penale duhet ta bëjë qeverinë që t´i vëre gishtin kokës dhe të mendojë në kategori të tilla sociale: një shtim i numrit të ekzekutimeve nuk mund të evitojë aktet penale në një kohë që në Kinë po thellohet vazhdimisht hendeku mes të varfërve dhe të pasurve.

  • Data 06.04.2005
  • Autor Matias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPs
  • Data 06.04.2005
  • Autor Matias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPs
Reklamë