Vendet e rajonit diskutojnë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse | Ballkani | DW | 14.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vendet e rajonit diskutojnë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse

Në Tiranë po zhvillohet takimi i rradhës i zyrtarëve dhe ekspertëve të mbrojtjes të vendeve të rajonit nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Italia, Rumania, Sllovenia, Turqia e Ukraina, me pjesëmarrjen dhe të përfaqësuesve nga SHBA dhe NATO

Nga takimi i Nato-s në Bullgari, prill 2007

Nga takimi i Nato-s në Bullgari, prill 2007

Vendet e Europës Juglindore kanë tashmë një përvojë të konsoliduar në bashkëpunimin e tyre në fushën e mbrojtjes dhë një nga iniciativat konkrete është dhe ngritja e një Brigade të përbashkët me përfaqësues nga ushtritë e tyre, formacion që ka kontribuar dhe kontribuon në misione të ndryshme paqeruajtëse dhe humanitare ne vende të ndryshme.

Pikërisht për nivelin e kooperimit ndërrajonal, si dhe gjetjen e rrugëve të reja në këtë drejtim po zhvillohet në Tiranë takimi i rradhës i zyrtarëve dhe ekspertëve të mbrojtjes të vendeve të rajonit, nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Italia, Rumania, Sllovenia, Turqia e Ukraina, me pjesmarrjen dhe të përfaqësuesve nga SHBA dhe NATO.

Pasojat e konflikteve të armatosura të dhjetëvjeçarit të fundit në rajon, krahas prezencës së forcave paqeruajtëse bënë të domosdoshme krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi midis vendeve të rajonit, u tha mes të tjerave nga pjesamrrësit në këtë veprimtari.

Disa nga çështjet që janë diskutuar në seancat e takimit janë promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe nxitja e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë; rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe e bashkëpunimit ushtarak të vendeve te rajonit, vendosja e lidhjeve të cilat kontribojnë për integrimin në strukturat Euro-Atlantike etj.

Një ndër iniciativat më të rëndësishme rajonale në fushën e mbrojtjes është krijimi nga viti 1998 në Shkup brigadës së përbashkët operacionale SEEBRIG, që është angazhuar dhe do të angazhohet në misione për parandalimin e konflikteve dhe në operacione në mbështetje të paqes, si dhe në misione të ndryshme humanitare.

Po në Tirane, në fund të ketij muaji pritet të zhvillohet një takim në nivel ministrash të mbrojtjes nga vendet e Europës Juglindore, ku ka konfirmuar pjesmarrjen dhe shefi i Pentagonit, Donald Ramsfeld.

  • Data 14.09.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcb
  • Data 14.09.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcb
Reklamë