Vendet e pasura përfitojnë dhe vetë nga ndihmat | Bota | DW | 24.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vendet e pasura përfitojnë dhe vetë nga ndihmat

Organizata Botërore për ushqim prezanton në Romë raportin për vitin 2006. Ai përmban kritika të ashpra ndaj qeverive të vendeve të pasura

Në pritje të ndihmave - fëmijë në Etiopi

Në pritje të ndihmave - fëmijë në Etiopi

Rreth një e treta e ndihmave e paraparë për rajonet e kërcënuara nga krizat, sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Ushqimit nuk arrin fare tek personat e prekur.

Arsyeja pse ndodh kështu është se shumë shtete angazhohen ende për ndihma të drejtpërdrejta mallrash ushqimore. Ky është një mënyrë e vjetëruar ndihme, përmes të cilës humbasin shumë para, thotë autorja e raportit të Organizatës Botërore të Ushqimit, Terri Raney. Në këtë mënyrë krijohen shpenzime shtesë për paketimin dhe trajtimin e veçantë të mallrave ushqimore, të cilat transportohen kryesisht me anijet e vendeve donatore - gjëra këto nga të cilat përfitojnë ekonomitë e vet këtyre vendeve.

Zyrtarisht qeveritë e vendeve të pasura ndajnë dy miliardë dollarë për ndihmat me ushqime. Prej tyre, sipas Organizatës Botërore për ushqim, rreth 700 milionë dollarrë mbesin në arkat e industrisë dhe ekonomisë së po këtyre vendeve. Një rast të veçantë paraqet vendi më i madh donator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertja Raney: "Të gjitha ndihmat në ushqim, të cilat vihen në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të blihen në SHBA. Një pjesë e madhe e tyre duhet të përpunohet dhe transportohet po nga firmat amerikane. Eshtë shumë interesante që ndihmat në ushqim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pjesë e buxhetit të bujqësisë. Në këtë mënyrë ndihmat ushqimore janë nën ndikim të madh të interesave agrare", sqaron Raney.

Për dallim notë të mirë nga Organizata Botërore e Ushqimit merr Gjermania. Një e dhjeta e ndihmave të përgjithshme për luftimin e varfërisë të Bashkimit Evropian është ndarë nga Republika Federale e Gjermanisë: "Gjermania nuk i blen mallrat ushqimor për ndihma në Gjermani. Pothuajse të gjitha ndihmat gjermane me ushqime blihen nga prodhuesit lokalë apo rajonalë dhe shpërndahen nga organizatat joqeevritare apo Programi i Kombeve të Bashkuara për ushqim", sqaron Raney.

  • Data 24.01.2007
  • Autor Jörg Seiselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJb
  • Data 24.01.2007
  • Autor Jörg Seiselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJb
Reklamë