1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vdiq Sllobodan Millosheviq

11 Mars 2006
https://p.dw.com/p/Aqkc


Den Hagë: Ish- presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Miloseviq ka vdekur sot në burgun e Sheveningenit. Lajmi është konfrimuar zyrtarisht edhe prej autorpiteteve të Tribuanlit të Hagës, si dhe Partisë Socialiste në Beograd. Millosheviqi ka vdekur sot në mëngjes, në orën 9.30. Në informacionet e deritanishme thuhet se vdekja e Millosheviqit ishte e natyrshme. Millosheviqi kohët e fundit është ankuar disa herë për shkak të tensionit tepër të lartë të gjakut dhe problemet me organet kardiovaskulare. Me 22 shkurt ai ka thënë se nuk është në gjendje të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Ndërsa me 24 shkurt është refuzuar prej Tribunalit kërkesa e tij për shërim në Rusi. Sllobodan Millosheviq akuzohej për krime lufte në Kosovë dhe Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje - Hercegovinë.