1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vdes shkrimtari Milo Dor

Gerwald Herter8 Dhjetor 2005

Në Pragë ndjehem si në shtëpinë time po sa edhe në Budapest, në Zagreb apo në Trieste.

https://p.dw.com/p/ArCc


Shkrimtari Milo Dor ka vdekur. Autori i romaneve historike përkthyes dhe gazetar vdiq të hënën pas një infarkti në moshën 82 vjecare në një spital të Vjenës. Dor ka qenë anëtar i grupit 47 dhe president nderi i PEN Klubit austriak. Si shkrimtar Dor u bë i njohur në vitin 1952 me romanin autobiografik "Të vdekur në pushim" që flet për fatin e një komunisti të ri serb në kampet e dënimit ndermjet Beogradit dhe Vjenës gjatë luftës së dytë botërore.

Evropa qëndrore ishte atdheu i tij literar. Diçka tjetër nuk mund të thuash për Milo Dorin, sepse ai lindi në vitin 1923 në Budapest me emrin Milutin Doroslovac, si bir i një familjeje serbe nga Banati, u rrit në Beograd, banoi për dhjetera vjet në Vjenë. Së fundi banoi disa vite në Kroaci.
"E dua Evropën qëndrore, keto pjesë që janë rreth meje Italinë, Cekosllovakinë dhe Hungarinë. Pra kjo është bota ime, nga e cila vi. Ne udhëtojmë me qejf, ne evropianoqëndrorët. Unë e ndjej veten në Pragë në shtëpinë time, po ashtu si dhe në Budapest, apo në Zagreb apo në Trieste."

Dor nuk ishte vetem shkrimtar, ai përkthente, shkruante artikuj, shkruante skenare filmash dhe radiodrama, shumë prej tyre janë transmetuar edhe në Gjermani. Në Austri Milo Dor u angazhua në shoqatat e shkrimtarëve. Ai bënte pjesë tek grupi 47 dhe ishte anëtar nderi i PEN Klubit.

Miq dhe kolegë, por edhe politikanë austriakë e kanë vlerësuar: Presidenti gjerman Heinz Fischer tha se Dor ka qenë një shkrimtar i shkëlqyer, përveç kësaj një austriak dhe evropian i angazhuar. Dor tha Fischer ka kontribuar shumë për kuptimin e problemeve në vendet e Ballkanit. Edhe kancelari Wolfgang Schüssel reagoi menjëherë ndaj lajmit të trishtuar. Ai tha se sheh tek Dor një "ndërmjetësues përtej kufinjve gjuhësorë." Nga librat e tij tha Schüssel "Austria ka marrë të paraqitur tmerrësisht të gjallë historinë e Jugosllavisë në vitet e okupacionit nacionalsocialist."
Që kur ishte gjimnazist Dor hyri në rininë komuniste të Jugosllavisë". Pas pushtimit të Beogradit në vitin 1942 ai u arrestua, u torturua, më vonë u dergua në Vjenë për punë me detyrim.


Kur përfundoi lufta, Dor vendosi të qëndrojë në kryeqytetin austriak. Së bashku me Rainer Federmann ai shkroi një sërë romanesh kriminalë "Njëri ndjek tjetrin", apo "Zona ndërkombëtare". "Më kujtohet, ne të dy kemi patur familje me fëmijë dhe nuk mund të punonim shumë në shtepi." Dhe jemi ulur bashkë dhe në kafen Eisenbahnerheim dhe Federmann dhe shkruanim me dorë, Federmann ishte përgjegjës për këtë se e kishte shkrimin e mirë. Ai përgjigjej edhe për gjuhën gjermane se unë ishte fillestar."


Në vitin 1952 ai u bë i njohur në Vjenë me romanin e tij autobrografik "Të vdekur në pushim". Ai përshkruan në të rrugën e një komunisti të ri serb në burgje dhe kampe përqëndrimi. "Të vdekur në pushim", së bashku me "Asgjë veçse kujtim" dhe "Qyteti i bardhë" përbën trilogjinë që u botua në fundin e viteve 70 me titullin "Saga Raikov". Kjo trilogji mbetet vepra kryesore e Dorit. Edhe pse më vonë ai ka shkruar shumë të tjera. "Kur mendoj për këtë thellë, më duket sikur të kisha zbuluar vetveten." Për personin e Milo Dorit mund të thuhet se përbuzte çdo formë të totalitarizmit dhe ishte humanist. Me këtë është përkufizuar atdheu i tij politik.