Vdekja në shërbim të njeriut nuk ka qenë e kotë - Srgjan Aleksiq nderohet me çmimin ″Dushko Kondor″ | Ballkani | DW | 27.02.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vdekja në shërbim të njeriut nuk ka qenë e kotë - Srgjan Aleksiq nderohet me çmimin "Dushko Kondor"

Srgjan Aleksiq, të riut nga Trebinja i cili në valën e luftës në vitin 1993 në qendër të Trebinjes dha jetën duke i dalur në ndihmë një boshnjaku i ndahet edhe një çmim post mortem

Srgjan Aleksiq gjatë shërbimit në ushtirnë jugosllave

Srgjan Aleksiq gjatë shërbimit në ushtirnë jugosllave

Një grup i pjestarëve të ushtrisë së Republikës Serbe me 21 janar të vitit 1993 po legjitimonte njerëzitë në tregun e qytetit Trebinje. Gjatë kontrollit ata kuptojnë se njëri prej të pranishmve në treg është boshnjak, Alen Glavovia. Ata fillojnë ta maltretojnë dhe ta rrahin atë. Srgjani, një i ri serb, ndërhyn për t'i dalur në ndihmë bashkëqytetarit të tij, Alenit. Katër ushtarë i kthehen Srgjanit dhe e rrahin me kondak të pushkës. Nga plagët e marra ai bie në komë dhe vdes ca ditë më vonë, më 27 janar. Babai i Srgjanit, Rade në pllakën përkujtimore ka shkruajtur: "Vdiq duke kryer detyrën e tij njerëzore".

Pamje nga Trebinje - Bosnjë-Hercegovinë

Pamje nga Trebinje - Bosnjë-Hercegovinë

"Çdo herë kur flitet për Srgjanin unë e varros atë si në ditën e parë, por secilën herë jam krenar për të. Jo pse është djali im, sepse kanë vdekur shumë Srgjana, por jam krenar se nga ai është krijuar një simbol i mirësisë, një dhembshuri në shpirtin njerëzor, është krijuar një tipar i njeriut që frymëzon besimin tek njeriu dhe i jep shpresë atij se mund të jetohet në paqe, harmoni, mirëkuptim, tolerancë. E pra këtë tipar të njeriut populli dëshiron ta quaj "Srgjan", rrëfen babai Rade Aleksiq.

Srgjan Aleksiqit pas vdekjes i është ndarë Çmimi i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Bosnjë e Hercegovinë. Një rrugë në Sarajevë, 15 vjet pas vdekjes së Srgjanit e ka marrë emrin "Rruga e Srgjan Aleksiqit".Në arsyetimin e vendimit për emërimin e kësaj rruge thuhet: "Pa njerëzitë si Srgjan Aleksiqi dhe veprat e tyre heroike njeriu do të humbiste shpresën për njerëzimin. Pa të jeta jonë nuk do të kishte kuptim".

Vendkalimi Srgjan Aleksiq

Vendkalimi "Srgjan Aleksiq"

Edhe vendkalimi në rrugën Zmaj-Jovin në Novi Sad ka marrë emrin e Srgjanit. Aty është vendosur edhe pllaka përkujtimore në shenjë të kujtimit të veprës së tij njerëzore.

Të martën ( 23.02.) me çmimin "Dushko Kondor" për kurajo qytetare Srgjan Aleksiqi u nderua sërish post mortem. Mirënjohja u pranua nga babai i tij Rade. "Edhe sot e kësaj dite gjithnjë e më shumë të rinj në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës dhe ish-Jugosllavisë dëshirojnë që si moto të jetës së tyre të marrin veprën e Srgjanit. Kjo është diçka e vlefshme dhe në njëfarë mënyre e justifikon vdekjen e Srgjanit në sytë e mij. Edhe pse jam baba, kam gjetur forcë ta them këtë", thotë Rade Aleksiq.

"Do të dëshiroja të ndërtohet një fontanë, një burim, si simbol i jetës që mposht vdekjen. Pranë tij diku në ndonjë gur të qëndrojë i ulur Srgjo, me një buzëqeshje të lehtë sikur dëshiron të përqafojë dhe përshndesë secilin që kalon andejpari".

Alen Glavoviq i cili është shpëtuar nga Srgjan Aleksiqi sot jeton në Suedi, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Për çdo vit ai viziton Trebinjen, varrin e Srgjanit dhe babain e tij.

Autor: Sanel Kajan / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

Audio dhe video për temën

  • Data 27.02.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/MDwP
  • Data 27.02.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/MDwP