Vdekja e Paul Shpigelit & Sindikatat gjermane dhe 1 Maji | Studimi në Gjermani | DW | 01.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vdekja e Paul Shpigelit & Sindikatat gjermane dhe 1 Maji

Nga komentet e shtypit te sotëm veçojmë zëra lidhur me vdekjen e presidentit të Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani, Paul Shpigel si dhe gjendjen e sindikatave gjermane, që me rastin e 1 Majit bëjnë thirrje për manifestime.

Manifestim i sindikatave në Manhajm, 1 maj 2005

Manifestim i sindikatave në Manhajm, 1 maj 2005

Gazeta "Die Glocke" shkruan lidhur me vdekjen e presidnetit të Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani:

"Paul Shpigel, ashtu si edhe parardhësit e tij Heinz Galinski dhe Ignjaz Bubis, e konsideronte veten si një mbrojtës të lirisë dhe demokracisë. Ai e ka marrë fjalën sa herë që këto vlera kanë qenë në rrezik. Ka qenë me fat kushdo që e ka pasur mik atë. Shpigel ishte një njeri i ekuilibrit dhe bashkëpunimit, ai gjithmonë mbeti vigjilent ndaj antisemitizmit, racizmit dhe ksenofobisë. Ai, që si fëmijë pat përjetuar tmerrin e regjimit nazist, ia kushtoi jetën e vet rindërtimit të jetës së hebrejve në Gjermani. Humbja e tij është e rëndë. Paul Shpigel ka merita për atdheun e tij, Gjermaninë", nënvizon në nekrologjinë e saj gazeta "Die Glocke".

Në artikullin e "Thüringer Landeszeitung" lexojmë:

"Vazhdimisht sipërmarrësi nga Dyseldorfi kërkonte dialogun kritik, së fundi lidhur me provimin që duhet të kalojnë të huajt për marrjen e nënshtetësisë në Baden-Vyrtenmberg. Paul Shpigel ka qenë prokuror ndaj çdo forme të ksenofobisë dhe një avokat për të gjitha minoritetet në vendin tonë", komenton "Thüringer Landeszeitung".

Majft e komentuar është sot gjendja e sindikatave në Gjermani në sfondin edhe të protetstave të paralajëmruara prej saj me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve. Ja një citat nga komenti i "Nürnberger Nachrichten":

"Dinjiteti yt është masë për ne", kjo është parrula e sindikatave sivjet. Kjo tingëllon ashpër dhe patetike, por në fakt prek një plagë të shoqërisë sonë të punës: ndërkohë po krijohen kryesisht vende pune që i lënë fare pak hapësirë dinjitetit të njeriut. Kjo pasi shpesh herë paga nuk mjafton as për të jetuar. Sepse mungojnë elementët kryesorë, ose ato reduktohen në minimum, si përshembull. mbrojtja dhe siguria. Ai që çdo ditë jeton me ankthin e humbjes së vendit të punës, nuk është në gjendje të planifikojë jetën", tërheq vëmendjen "Nürnberger Nachrichten".

Ndërsa gazeta "General Anzeiger" merr nën lupë pozitën e sindikatave:

"Një dobësi e madhe e sindikatave mbetet kursi i dyanshëm i tyre lidhur me çështjen e papunësisë masive. Ndonëse ato pretendojnë, se përfaqësojnë shqetësimet e atyre që kërkojnë punë, (...) nga ana tjetër krerët e sindikatave në negociatat për kontratat e punës luftojnë vetëm për interesat e atyre që kanë një vend pune. (...) Insisitimi për të ruajtur të pandryshuar ligjin për sigurinë e kontrattave të përhershme nuk është në favor të të papunëve", vëren "General Anzeiger".

"Allgemeine Zeitung" i referohet 1 Majit si ditë pushimi:

"Edhe për sa kohë do të vazhdojë të ekzistojë 1 Maji si ditë pushimi? Ka shumë argumenta që flasin për një fshirje të saj në heshtje. Tek e fundit të heqësh dorë prej një dite pushimi, kur ajo nuk përkon me ndonjë ditë të fundjavës, kjo është vetëm në dobi të rendimentit ekonomik dhe të suksesit të ekonomisë gjermane në konkurrencën globale. Prej kësaj vetëm mund të përfitojë si puna ashtu edhe vendet e punës", shkruan "Allgemeine Zeitung".

  • Data 01.05.2006
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqA
  • Data 01.05.2006
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqA