Vazhdon punimet konferenca ndërkombëtare për Afganistanin | Gjermania | DW | 30.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vazhdon punimet konferenca ndërkombëtare për Afganistanin

Rindërtimi i Afganistanit qëndron në qendër të vëmendjes të konferencës ndërkombëtare në Berlin.

Refugjatë afganë

Refugjatë afganë

Gjatë kësaj konference dyditore do të bëhet një bilanc i qëllimeve që u vunë në konferencën e Londrës përpara një viti. Në këtë konferencë morrën pjesë edhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ministri i jashtëm afgan Rangin Spanta dhe i ngarkuari i OKB-së Tom Koenigs.

Salla e madhe në ministrinë e jashtme gjermane ishte mbushur aq plot, sa pjesëmarrësit në konferencë kishin probleme që të uleshin në një tryezë. Aty ishin pjesëmarrës delegacioni nga Kabuli, disa ministra, përfaqësues nga vendet më të rëndësishme donatore, të dërguarit e OKB-së dhe të BE-së, si edhe gjeneralë të NATO-s.

Konferenca e fundit për Afganistanin u zhvillua përpara një viti. Ndërkohë gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë ngjarje negative. Viti 2006 ka qënë viti më i përgjakshëm që prej rrëzimit të sistemit të Talibanit.

Për ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, kjo nuk do të thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të fokusohet vetëm tek forcimi i trupave ushtarake ndërkombëtare:

"Ne duhet t´i ndërlidhim aksionet tona ushtarake me masat civile për rindërtim."

Por kjo nuk është e lehtë - sepse pa siguri nuk ka rindërtim. Sidomos në jug dhe lindje të vendit, ku Talibani nuk është mposhtur ende. Gjeneralët amerikanë llogarisn me një ofensivë të re në pranverë të këtij viti. Qeveria gjermane planifikon të dërgojë në Afganistan 6 aeroplanë ushtarakë të tipit Tornado dhe mundohet t´i mbajë 3.000 ushtarët e saj që janë stacionuar në Afganistan, larg nga rajonet ku po luftohet ende.

Ndërkohë ministri i jashtëm afgan Amin Farhang shprehu edhe njëherë se ç´pret qeveria e tij nga Gjermania: "Ne shpresojmë që qeveria gjermane të fokusohet tek rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik. Gjermania nuk do t´i dërgojë ushtarët e saj në zonat ku po luftohet, gjë e vetëkuptueshme, dhe kërkon ta kompensojë këtë gjë me ndihmë për rindërtim."

Por si ministri i jashtëm gjerman, ashtu edhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë, duan që Afganistani të luajë një rol aktiv: "Besoj se duhet të punojmë edhe më shumë për të mbështetur përgjegjësinë afgane, pra 'Afghan ownership'."

Por institucionet shtetërore janë ende të dobëta dhe qeveria nuk ka akoma aq shumë pushtet. Prandaj bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë mbi të gjitha forcimin e turpave afgane të policisë dhe të ushtrisë.

Edhe ministri afgan i tregtisë, Amin Farhang mendon se ky është një hap i drejtë:"Jam dakord, sepse kështu mund ta reduktojmë paksa ndërhyrjen e huaj ushtarake në Afganistan. Një ushtri e fortë dhe një polici e fortë - mbi të gjitha luftimi i korrupsionit në këto fusha - ky është një kriter i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik."

Me gjithë vështirësitë, Steinmeier u bëri thirrje pjesëmarrësve të konferencës, se nuk duhet të harrojnë edhe sukeset që janë arritur në procesin e rindërtimit dhe që të vazhdojnë ta mbështesin Afganistanin.

  • Data 30.01.2007
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxk
  • Data 30.01.2007
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxk