Vazhdon punimet forumi ekonomik në Davos | Politika | DW | 27.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vazhdon punimet forumi ekonomik në Davos

Kina ka kohë që është në qendër të forumeve ekonomike botërore. Edhe këtë vit, Kina zë një vend të veçantë në bisedimet e Davosit

Davos, Forumi ekonomik

Davos, Forumi ekonomik

Qëndrimi ndaj Kinës po ndryshon: Kina nuk konsiderohet më si një treg ku mund të shitet gjithçka, por si një shtet që prezantohet edhe si blerës. Firmat kineze kanë filluar të marrin pjesë në firma të huaja e madje shpesh herë, i kanë blerë krejtësisht ato. Orid Gadish, shefe e firmës konsulente Bain and Company, mendon se ky
është vetëm fillimi:


"Eshtë mëse e natyrshme që firmat kinezë të veprojnë njësoj si firmat perëndimore. Ato kanë fondet e nevojshme dhe domosdoshmërinë për të ekspanduar. Le të marrim si shembull markat kineze. Ato nuk njihen në Perëndim. Por kinezët i preferojnë markat e njohura evorpiane, e sidomos ato luksurioze. Pra në rast se unë si firmë kineze do të blija produkte të Gucchit, do të kisha në Kinë një treg gjigand me marka shumë të njohura."

Por firmat kineze janë të interesuara edhe për sektorin e teknologjisë dhe lëndëve natyrore. Zëvendës shefi i telekomit kinez Netkom, Eduard Tian, shpjegon se Kina është e interesuar mbi të gjitha tek know-how i firmave perëndimore:

"Përpara 20 vitesh unë isha një student që nuk dinte asnjë fjalë anglisht dhe nuk kuptonte asgjë çfarë ndodhte jashtë Pekinit. Kështu që shkova në SHBA-s për të studiuar. Aty mësova shumë gjëra dhe e solla këtë dituri në Kinë dhe po e përdor tani në firmën time. Mënyra e veprimit të firmave kineze është ndërkohë e ngjashme me atë të firmave të tjera të huaja."


Eskpandimi i firmave private mbështetet nga qeveria kineze. Këtë e theksoi edhe njëherë shefi i Bank of China në Davos. Por sipas ekspertizave të Stephan Roach, ekonomist i Morgan Stanley, ky fakt nuk përmendet shpesh nga qeveria kineze, për të ruajtuar imazhin politik të saj. Sipas Roach, Kina ka ende shumë punë përpara se të ekspandojë:

"Kina ka aftësi të veçanta për të mobilizuar burimet. Por aty nuk eskziston ende një kulturë klientësh. Kjo kulturë mund të krijohet vetëm po të sigurohen vendi i punës dhe sistemet sociale. Kina ka filluar t´u kushtojë vëmendje këtyre pikave, por ky zhvillim ka nevojë për kohë. Sigurisht që kjo nuk është e lehtë për një vend si Kina, e cila i ka rrënjët tek ekonomia e planit."

Sigurisht që një pikë e rëndësishme e forumit ekonomik të sivjetshëm në Davos është edhe hyrja në tregun kinez. Rasti i firmës Google, e cila pranon një vetëcensurë vetëm për të hyrë në tregun kinez, komentohet me kujdes nga ekspertët ndërkombëtarë. Përveç kësaj pritet që gjatë forumit të Davosit të bëhen edhe disa biznese të vogla mes firmave pjesëmarrëse. Delegacioni kinez përbëhet nga dhjetëra njerëz dhe interesi për të bashkëpunuar është shumë i madh.

  • Data 27.01.2006
  • Autor Joachim Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr6
  • Data 27.01.2006
  • Autor Joachim Schubert Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr6