Vazhdon protetsta e opozitës në Ukrainë | Bota | DW | 24.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon protetsta e opozitës në Ukrainë

Në Ukrainë po vazhdon beteja midis shtetit dhe popullit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Si kandidati i opozitës Jushtshenko ashtu edhe kryeministri Janukovic pretendojnë fitoren për vete. Komisioni i zgjedhjeve shpalli të hënën Janukovicin si fitues, ndërkohë që opozita ka nisur protetsta të ashpra duke argumentuar se rezultatet e votimeve janë manipuluar.

Simpatizantët e opozitarit Viktor Jushtshenko

Simpatizantët e opozitarit Viktor Jushtshenko

Në Kiev po shtohet rreziku i shkallëzimit të konfrontimeve mes simpatizantëve të të dy kandidatëve për president, opozitarit Viktor Jushteshenko dhe kryeminsitrit Viktor Janukovic. Ndërsa përkrahësit e Jushtshenkos qysh të djelën kanë ngritur një qytezë me cadra në sheshin e pavarësisë, idhtarët e Janukovicit ndërtuan një kamp me cadra sot në mëngjes vetëm 500 metra më tutje pranë stadiumit. Preisdenti Leonid Kucma që së shpejti largohet nga posti bëri thirrje për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike. Por opozita i ka refuzuar bisedimet me qeverinë.


"Do të qëndrojmë këtu një muaj, dy, apo tre muaj po të jetë nëvoja", kështu shprehet një demonstruesve të opozitës nga kampi i ngritur në qendër të Kievit. Mijëra përkrahës të Jushtshenkos merrnin pjesë në një marshim protetste që kish si destinacion selinë e presidentit. Masa e demonstruesve u bllokua pak përpara presidencës me një kamion dhe policët e vënë në gatishmëri krijuan një rreth sigurie.

Udhëheqësi pro-perëndimor i opozitës Jushtshenko ditën e martë e shpalli veten në mënyrë simbolike përpara parlamentit si president i ri i Ukrainës. "Unë Viktor Jushtshenko jam presidenti i zgjedhur me vullnetin e popullit."

Opozita akuzon për manipulime të votimeve në balotazhin e zhvilluar ditën e djelë. Por edhe OSBE-ja qysh në raundin e parë kritikoi manipulimet masive duke i vlerësuar zgjedhjet jo në përputhje me standartet demokratike.

Nuk është ende e sigurt që opozita do ta pranojë rrjedhën e manipuluar të zgjedhjeve. Në demonstrata po përfshihen që tani dhjetëra mijëra vetë, pasi kasta politike nuk ka më përkrahje në popull. "Mendoj se forcat e policisë nuk do të luftojnë kundër popullit. Ata janë vëllezërit dhe djemtë tanë ndaj duhet të jenë me ne. Por edhe nëse ata janë kundë rnesh ne nuk do të largohemi nga qytetit dhe do të rezistojmë deri në fitoren e Viktor Jushtshenkos."

Në mitingjet e protestës pas zgjedhjeve u tubuan në Kiev jo vetëm akademikë dhe gazetarë, por edhe punëtorë. Po ndodhin ndërprerjet e para të punës, por ajo çka është më e rëndësishme e që injorohet nga vendimmarrësit politikë: pushtetmbajtësit nuk gëzojnë më mbështetjen e elitës së vendit. Në raundin e parë në Kiev votuan 60 për qind për Jushçenkon dhe vetëm 15% për Janukoviçin.

Zhvillimet në Ukrainë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder në sfondin e protetstave masive bëri thirrje për të mos lejuar shkallëzimin e më tejshëm të situatës. Sipas tij "Ukraina duhet ndihmuar në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit." Kështu u shpreh Shrëder në Bundestag gjatë seancës së debateve për projekt-buxhetin e vitit 2005. Shrëder, vuri në dukje, se do të bisedojë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin lidhur me zgjedhjet e diskutueshme në Ukrainë. Një angazhim i tillë iu këkrua kancelarit nga eksperti i politikës së jashtme të partisë kristjandemokrate, Volfgang Sheuble.

  • Data 24.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRd
  • Data 24.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRd
Reklamë