Vazhdon drama për udhëheqësin palestinez Jasir Arafat | Bota | DW | 06.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon drama për udhëheqësin palestinez Jasir Arafat

Drama për udhëheqësin e sëmurë palestinez Arafat vazhdon: Ai ndodhet në koma. Për shkak të sëmundjes së tij të rëndë, grupe të ndryshme politike palestineze kanë bërë thirrje për bashkim në rast të vdekjes së Arafatit. Në takimin që u mbajt të premten në Gaza, morrën pjesë përfaqësues të Lëvizjes Xhihadi Islamik, Hamas dhe të Fatah-ut.

Arafati duke u nisur për në Paris - A do të kthehet më i gjallë në atdhe?

Arafati duke u nisur për në Paris - A do të kthehet më i gjallë në atdhe?

Ka disa ditë tashmë që opinioni publik në të gjithë botën pret me ankth deklaratat e zëdhënësit të spitalit ushtarak, në të cilin ndodhet presidenti palestinez Arafat. Por informacionet janë gjithnjë njësoj: Presidenti Arafat ndodhet në koma. Sidoqoftë, sipas zëdhënësit, gjendja shëndetësore e Jasir Arafatit nuk ështe keqësuar. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet për sëmundjen e Arafatit. Por për shumicën e palestinëzëve në Ramallah, dihet se vetëm një njeri e ka fajin:

"Arafati u mbajt 4 vjet i mbyllur në Mukata, prandaj ndodhën të gjitha këto që ndodhën. Ai nuk dilte dot nga shtëpia dhe ky arrestim e shqetësoi shumë. Dhe shkaku kryesor është sigurisht Sharoni."

Në zonat e okupuara po qarkullon fjala se Arafati nuk do të kthehet më i gjallë në atdhe. Ministri i jashtëm Nabil Shat e pranon se gjendja shëndetësore e Arafatit është tepër shqetësuese:

"Ai ndodhet në një situatë shumë kritike. Po ai nuk po shërohet dhe ky fakt na shqetëson shumë. Ne nuk kemi asnjë diagnosë të qartë, nuk e dimë përse ndodhi kështu. I vetmi lajm i mirë që kemi marrë, ështe se gjendja e tij shëndetësore është stabile."

Ndërkohë kanë filluar bisedat mbi varrimin e Arafatit. Në rradhë të parë duhet vendosur se ku do të zhvillohet varrimi. Arafati ka shprehur shpesh dëshirën për t´u varrosur në Jeruzalem, në qytetin e shenjtë. Hoxha Ikremah Sabri tregon se Arafati ja kish thënë këtë gjë atij përpara 4 muajsh:

"Presidenti Arafat - Zoti e shëroftë! - do që varrimi të bëhet në Jeruzalem. Eshtë detyra e jonë që ta respektojmë këtë dëshirë të fundit të tij dhe ta varrosim në Jeruzalem."

Ndonëse ende nuk janë zhvilluar bisedime zyrtare me Izraelin, qeveria palestineze e di fare mirë se as që mund të bëhet fjalë për varrimin në Jeruzalem. Ministri izraelit i drejtësisë Tomy Lapid ka deklaruar ndërkohë se në Jeruzalem varrosen mbretër dhe jo terroristë arabë.

Ndërkohë në mediat izraelite u diskutua mbi mundësinë e varrimit të Arafatit në Abu Dis, një fshat përpara Jeruzalemit. Por për shumë palestinezë ky vend nuk është i denjë për të:

"Ne nuk do të pranojmë kurrë, që Arafati të varroset në një periferi të Jeruzalemit. ne do të protestojmë deh do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta varrosur atë në Jeruzalem. Kjo është dëshira e tij e fundit" - thotë një palestinez.


Ndërkohë në Gaza u takuan 13 organizatat palestineze rivale. Ndër to edhe organizata radikale islamike Hamas dhe Xhihadi Islamik. Por mesazhi i të gjithë pjesëmarrësve ishte që tani Palestina ka nevojë për forca të bashkuara. Zëdhënëi i Hamas-it, Sami Abu Zohari tregon:

"Ne theksojmë se do të bëhemi një njësi e vetme. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t´i dëshmuar popullit palestinez se ne jemi të bashkuar."

Ndërkohë kryeministri Ahmet Kurei do të takohet me përfaqësues të fraksioneve të ndryshme në Gaza. Qëllimi i bisedimeve është i qartë: Që të evitohen kaosi dhe anarkia pas vdekjes së Ararafit.


  • Data 06.11.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRi
  • Data 06.11.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRi
Reklamë