Vazhdon debati mes OKB-së dhe SHBA-s | Bota | DW | 11.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon debati mes OKB-së dhe SHBA-s

Debati mbi Këshillin për të Drejtat e Njeriut mes OKB-së dhe SHBA-s vazhdon: Uashingtoni ja arriti edhe njëherë mbanë, që ta shtyjë datën e votimit mbi këtë Këshill. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Jan Eliasson, do t´i fillojë votimet në fillim të javës së ardhshme.

Debatet e ashpra mbi reformimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut vazhdojnë. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Jan Eliasson, u shpreh se j´u përul dëshirës së amerikanëve, sepse rezoluta mbi reformën mund të ndodhë vetëm me dëshirën e SHBA-s:

"Ky themel kaq i rëndësishëm i reformimit të OKB-së mund të vihet vetëm në mënyrë unanime. Njerëzit në të gjithë botën duhet t´i pranojnë rregullat e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, në rast se nuk do të kisha pranuar që data e votimit të shtyhej, atëherë amerikanët do të kishin përdorur votën e tyre të fshehtë kundër presidentit të Asamblesë."

Eliasson theksoi se SHBA-s janë i vetmi shtet nga 191 shtetet antare të OKB-së, që kërkon të njihet vota e vetme e saj që është "JO". Por Eliasson shtoi se është i bindur se gjatë këtyre 5 ditëve që mbeten deri sa të zhvillohet votimi, SHBA-s do të ndryshojnë qëndrim.

Suedezi Eliasson është gjithashtu i bindur se nuk do të heqë dorë nga strategjia që ndjek për të arritur këtë reformë dhe se nuk do ta ndryshojë tekstin e ri:

"Reagimet masive dhe frika më e madhe është se sa herë që të ndryshojë përmbajtja e këtij teksti, do të përjetojmë sindromën e ashtuquajtur "Kutia e Pandorës"- thotë ai.

Ambasadori amerikan pranë OKB-së John Bolton, ka kundërshtuar menjëherë pas deklaratëve të Eliasson, se nuk pranon asnjë ndryshim dhe se ndonëse të gjitha palët janë përpjekjur ta bindin atë që të heqë dorë, Bolton i ka kërkuar Uashingtonit, që të kërkojë rifillimin e bisedimeve mbi këtë reformë, proces ky i mbyllur me kohë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan pret që Uashingtoni të reagojë në mënyrë pozitive:

"Sa më shumë kohë që të shtyhet vendimi, aq më i rëndë do të jetë dëmi. Jam i bindur se SHBA-s, të cilat kanë luftuar gjithmonë për të drejtat e njeriut, nuk do ta rrezikojnë Këshillin" - deklaron Annan.

  • Data 11.03.2006
  • Autor Rainer Süttfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArME
  • Data 11.03.2006
  • Autor Rainer Süttfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArME
Reklamë