Vazhdojnë trazirat sociale në Francë - Revolta prek edhe qendrën e Lionit | Bota | DW | 13.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë trazirat sociale në Francë - Revolta prek edhe qendrën e Lionit

Në periferitë problematike të qyteteve franceze gjatë natës në të gdhirë të së djelës sërish u është vënë zjarri makinave. Ministri i brendshëm Sarkozi deklaron, se do të dëbohen emigrantët që ushtrojnë dhunë dhe shkelin ligjin.

Demonstratë kundër dhunës në Paris

Demonstratë kundër dhunës në Paris

Në natën e 17 të trazirave sipas të dhënave të policisë janë djegur 374 makina. 212 persona janë arrestuar. Një natë më parë u dogjën 500 makina dhe u arrestuan 206 persona. Zjarrëfikësit kanë qenë në aksion papushim gjatë natës për shuarjen e zjarrit të maiknave në Tuluzë, në Lion, në Alzasë dhe në Lotringen. Ndërsa në Paris gjatë natës nuk ka pasur trazira ashtu siç pritej. Trupat e përforcuara të policisë, mbi 3.000 syresh, kanë qenë të mobilizuara për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Relativisht e qetë ka qenë gjendja edhe në periferitë e Parisit.

Sarkozi do të dëbojë emigrantët e dhunshëm

Ministri i brendshëm francez Nikola Sarkozi paraqiti të shtunën në mbrëmje përpara forcave të sigurisë në sheshin Shamps Elize të Parisit një tablo të gjendjes. Duke vizituar më pas një komisariat policie të Parisit Sarkozi theksoi: "Të gjithë ata emigrantë që kanë marrë pjesë në trazira, pasi të kryejnë dënimin do të dëbohen nga Franca, në rast se nuk kanë nënshtesinë franceze." Sipas tij, një masë e tillë nuk do të shfuqizojë parimin juridik që ndalon dënimin e dyfishtë."

Qytetarët manifestojnë kundër dhunës dhe diskriminimit

Të shtunën iniciativa qytetare dhe shoqata lokale organizuan marshime në heshtje për të protestuar kundër dhunës dhe diskriminit. Kësaj lëvizjeje iu bashkangjitën edhe mësues, e nëpunës socialë. Janë organizuar edhe festa gjatë natës në pikat e rrezikuara si pranë pishinave dhe palestrave sportive. Grupe të tjera kanë rganizuar patrulla për të penguar të rinjtë që të vënë zjarre. Disa personalitete gra nga qarqet e emigrantëve, ndër to edhe senatorja Boumediene-Tieri dhe socialogia Yamina Benguigui si nëna bënë thirrje që t´i jepet fund akteve të dhunës. "Franca është vendi ynë, mos e shkatërroni atë që na jep shpresë", kjo thirrje u drejtohet të rinjve të përfshirë në trazira.

  • Data 13.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNP
  • Data 13.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNP
Reklamë