1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnë negociatat për programin bërthmaor koreano-veriore

23 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSDu
Bisedimet gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Koresë Veriore do të vazhdojnë pas rreth dy javësh. I mundur është një termin në fillim ose në mes të dhjetorit, njoftoi ministria e jashtme e Koresë së Jugut. Zëvendësministri i jashtëm rus Aleksander Losjukov tha se Kina si nikoqire e bisedimeve ka propozuar një raund të ri negociatash që do të zgjasnin nga data 6 deri më 8 dhjetor. Rusia ka konfirmuar ndërkohë pjesëmarrjen në takim.