Vazhdimësi e partneritetit strategjik | FOKUS | DW | 16.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Vazhdimësi e partneritetit strategjik

Bashkëpunimi në fushën e energjetikës, çështja e Iranit dhe shoqëria civile në Rusi janë vetëm disa prej temave të vizitës së kancelares Angela Merkel në Moskë. Ajo u prit sot në Kremlin prej presidentit Putin.

Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Vladimir Putin dhe Angela Merkel

Një miqësi mesh burrash si dikur mes ish-kancelarit Gerhard Shrëder dhe presidentit rus Vladimir Putin kuptohet që nuk mund t´i karakterizojë më marrëdhëniet gjermano-ruse. Po pavarësisht nga kjo, në këto raporte Moska shpreson "kontinuitetin në zhvillimin e një partneriteti strategjik", theksohet në Moskë në prag të vizitës së kancelares Merkel. Një ditë përpara mbërritjes së kancelares gjermane një nëpunës i lartë shtetëror në Kremlin i deklaroi agjencisë së lajmeve Itar- Tas, se Moska shpreson për vazhdimin e marrëdhënieve pozitive. Fjala është për vazhdimësinë në zhvillimin e partneritetit strategjik, në plan të parë të të cilit janë çështjet e polöitikës energjetike. Kështu një rol të rëndësishëm në bisedime do të luajë ndërtimi i linjës gazsjellëse në detin Balltik.

Rusia përpiqet që në kuadër të presidencës së radhës që ajo drejton në grupin e vendeve të industrilizuara të grupit G-8 këtë vit të pozicioniohet si një furnizuese e sigurtë e energjisë. Merkel e sheh në një farë mënyre me sy kritik projektin për ndërtimin e linjës gazsjellëse, ndonëse ajo e mbështet atë. Kancelarja sidoqoftë i ka premtuar shteteve të Balltikut si dhe Polonisë, që do t´i informojë rregullisht ato lidhur me stadin e punimeve të ndërtimit. Një temë tjetër e rëndësishme do të jetë padyshim Irani. Rusia ndërton centrale atomike në Iran, por tani ajo po shqetësohet gjithnjë e më shumë prej politikës atomike të regjimit të Mullahëve. Propozimi i Moskës i konceptuar në marrëveshje me BE-në për prodhimin e shufrave djegëse në Rusi, u hodh poshtë prej Teheranit. Ndonëse tani në Teheran thuhet, se ka gatishmëri për ta shqyrtuar këtë propozim dhe se së shpejti do të ketë bisedime me Moskën. Rusia është një aleate e ngushtë e Iranit, ndaj Kremlini do të luajë një rol kyç në zgjidhjen e këtij problemi.

Në përfundim të takimit të planifikuar për dy orë me Putinin, Mekreli, që flet perfekt rusishten, do të takohet edhe me intelektualë dhe përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut si ai "Memorial" dhe Nënat e ushtarëve". 45 minuta janë planifikuar në axhendë për bisedimet me këto grupe. Kohët e fundit rrallëherë miqtë e huaj të shtetit rus kanë pasur kontakte me përfaqësues të opozitës. Ish-presidenti i ShBA, Bill Klinton e pat praktikuar rregullisht këtë, ndërsa Xhorxh Bushi dhe Gerhard Shrëderi pothuajse fare.

Nga ana tjetër në pritjen në rezidencën e ambasadës gjermane do të jenë të prnaishëm edhe përfaqësues të parlamentit, Dumës ruse, si dhe të këshillit federal, ndaj nuk do të ketë vetëm një kontakt me përfaqësuesit e opozitës. Në qarqet e Kremlinit thuhet, se kancelarja pritet me kënaqësi dhe se me të do të preferohet edhe diskutimi mbi pozicione te ndryshme.

  • Data 16.01.2006
  • Autor Herman Krauze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgY
  • Data 16.01.2006
  • Autor Herman Krauze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgY