Varfëria në Bullgari | Evropa | DW | 28.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Varfëria në Bullgari

"Skamësi është heroi pozitiv i shoqërisë së sotme bullgare" - ky është një prej konkludimeve kryesore të anketës e cila është zhvilluar në agjensia "Mediana" në maj të këtij viti. Në të kanë marrë pjesë 1000 bullgarë dhe bullgare.

Pensioniste në Sofje

Pensioniste në Sofje

Mënyra se si shihet varfëria dhe të varfëritë në Bullgari është një prej dallimeve karakteristike mes shoqërisë bullgare dhe shoqërisë perëndimore, thotë sociologu Koljo Kolev nga agjensia "Mediana": "Për dallim nga shoqëritë tradicionale në perëndim - ku varfëria, papunësia, gjendja e vështirë materiale fshihet më mirë për shkak se ajo nxjerr në pah njerëzit e pasukses, të paaftë, të pakualifikuar, çfarë nuk duan të jenë, në Bullgari ndodh e kundërta dhe varfëria nxirret në shesh". Në bazë të anketës del se shumica e bullgarëve e shohin varfërinë si një lloj garancie apo sigurie se njeriu është i mirë dhe i ndershëm dhe se nuk bën pjesë tek ata që pasurohen, tek ata që kanë vjedhur shtetin."Skamësi është heroi pozitiv i kohës së re, ashtu si ishte në të kaluarën në kohën e socializmit, totalitarizmit. Kjo tingëllon e çuditshme po të kihet parasysh që ne e vlerësojmë vetiniciativën, të angazhuarit, njerëzit ambiciozë me ide të reja si parakusht të nevojshëm për përparimin e shoqërisë. Këta njerëz përpiqen jo pse janë të mirë por pse duan mirëqenie. Ata aktualisht kritikohen nga të tjerët, nga njerëzit të cilët nuk kanë ambicie dhe ide, të cilët punojnë ende me sistemin 'socialist' e duan të konsumojnë si në sistemin 'kapitalist'", sqaron Kolev. Në këtë mënyrë 60 përqind e të varfërve kërkojnë që të pasurit të dërgohen në burg, që ata të ngarkohen me taksa të larta dhe të ardhurat e tyre të nivelizohen me tjerëve. Vetëm 10 përqind e të anketuarëve nuk mbrojnë këto kërkesa. Në shoqërinë postkomuniste të Bullgarisë është lansuar ideja që të varfëritë në të vërtetë janë njerëz të ndershëm dhe shumë të mirë për dallim nga të pasurit të cilët cilësohen si mafiozë dhe mashtrues. A është kjo e vërtetë? A është dëshira e të pasurëve për të shtuar edhe më shumë pasurinë shkak për varëfërinë e të varfërve? Socilogu bullgar dallon dy lloje njerëzish në shoqërinë postkomuniste bullgare:"Ata të cilët punojnë seriozisht, të cilët i përvishen detyrave, mësojnë dhe duan që jetën e tyre ta bëjnë më të mirë. Dhe ata të cilët puna thjesht i pengon, duan të kalojnë pashqetësim ato tetë orë punë dhe të mos bartin asnjë lloj përgjegjësie", sqaron Kolev. Këta të fundit cilësohen si 'punëtorë socialist'. 70 përqind e këtyre punëtorëve socialist bëjnë pjesë tek shtresa e të varfërve në shoqërinë bullgare. Nga ana tjetër ndodhen 'punëtorët kapitalist' të cilët duan të marrin përsipër përgjegjësi, të dalin me ide të reja të cilët shpesh punojnë nga 10, 12 apo 14 orë në ditë, bile edhe të dielave. 80 përqind
e këtyre 'puntorëve kapitalist' qëndrojnë mirë materialisht dhe konsiderohen si të pasur. Kur mund të pritet të ndryshojnë këto raporte në Bullgari? Gjithnjë e më shumë njerëz të rinj sipas sociologut Kolev janë të orinentuar të punojnë si 'kapitalist'. Ata nuk presin shumë nga shteti, ata e ndjejnë veten përgjegjës për mirëqenien e tyre dhe janë të gatshëm që për këtë të punojnë rëndë.
  • Data 28.08.2006
  • Autor Roumiana Taslakova
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAH
  • Data 28.08.2006
  • Autor Roumiana Taslakova
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAH