1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Valéry Giscard d'Estaing - një vizionar evropian

Andreas Noll
3 Dhjetor 2020

Ishte një nga etërit e euros, por vizioni i tij për një Evropë më të bashkuar dështoi. Ish-Presidenti i Francës, Valéry Giscard d'Estaing, vdiq në moshën 94-vjeçare si pasojë e një infeksioni me korona.

https://p.dw.com/p/3mBDq
Frankreich  Ex-Präsident  Valery Giscard  d'Estaing
Fotografi: Morris MacMatzen/REUTERS

Ndoshta ishte dita më e errët e karrierës së tij politike, më së paku ishte një humbje e thellë personale: Jo-ja e francezëve në referendumin për Kushtetutën Evropiane do ta brente Valéry Giscard d'Estaing-in edhe shumë kohë pas datës 29 maj 2005. Si President i Konventës së Kushtetutës së BE-së, ai i kishte bashkuar interesat kundërshtore të asokohe 25 vendeve të BE-së, duke u angazhuar me të gjithë peshën e tij politike për këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit.

Nuk kishte asnjë dyshim për largpamësinë e qëllimeve të tij: "Le ta ëndërrojmë që tani Evropën" - me këto fjalë politikani borgjezo-liberal kërkonte mbështetjen e bashkatdhetarëve të tij. Por e parë në retrospektivë, ai e dinte se francezët po abuzonin me votën, duke shprehur protestë ndaj politikës së brendshme.

Koncepti i një Kushtetute Evropiane dështoi, por disa pika kryesore mbijetuan dhe u shkruan edhe në Traktatin e Reformës në Lisbonë, dy vjet më vonë -  tërësisht në frymën e strategut politik Giscard, i cili i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij "projektit evropian".


Gjatë pushtimit të Konstancës ai ishte në tankun e parë


Valéry Giscard d'Estaing luftoi për bashkimin e Evropës dhe për një miqësi të ngushtë franko-gjermane, edhe për faktin, sepse e kaluara e tij ishte e lidhur ngushtë me të dyja vendet. I lindur në Koblenc, më 2 shkurt 1926, si i biri i një oficeri të ushtrisë pushtuese, Giscard u kthye në Gjermani në vitin 1945 si ushtar i ri, me forcat e armatosura të Francës së lirë. Luftë dhe armiqësi midis dy fuqive të mëdha të Evropës kontinentale: kjo ishte gjendja e Evropës, kur Giscard filloi karrierën e tij.

Giscard d'Estaing në zgjedhjet e 19 majit 1974
Giscard në zgjedhjet e vitit 1974: presidenti më i ri në historinë e Republikës FrancezeFotografi: Ralph Gatti/AFP


Me instrumentet e duhura për ngjitjen e tij të shpejtë në shërbim të shtetit francez u pajis në dy nga universitetet elitare më të njohura të vendit. Në moshën 30-vjeçare kaloi nga administrata në politikë, ku shumë shpejt tërhoqi vëmendjen për mendjen e ndritur. Punon fillimisht si Sekretar Shteti, pastaj si Ministër Financash dhe - pas vdekjes së papritur të Presidentit Georges Pompidou - Valéry Giscard d'Estaing, në vitin 1974, në moshën 48-vjeçare, bëhet presidenti më i ri në historinë e Republikës Franceze.

Reformat liberale për Francën

Në Élysée, "i porsaardhuri" u paraqit si modernizues: ai liberalizoi ligjin e abortit, uli moshën madhore nga 21 në 18 dhe luftoi për një ligj të ri divorci. Por në periudhën e shërbimit të tij si president qëlluan edhe kriza e naftës dhe rritja e papunësisë.

Valery Giscard d'Estaing dhe Helmut Schmidt në Pallatin Elysée (04.09.1974)
Valery Giscard d'Estaing dhe Helmut Schmidt në Pallatin Elysée (04.09.1974)Udhëheqësit e shtetit Giscard dhe Schmidt (1974): Miqësia në pleqëriFotografi: Michael Kappeler/AFP/Getty Images

Konkurrenca politike në radhët e partisë së vet do ta dëmtonte më së shumti. Ishte kryeministri i zëshëm i atëhershëm, Zhak Shirak, i cili do të bënte që presidenti-borgjezo-liberal të largohej nga Pallati Elysée në vitin 1981, pas vetëm një periudhe legjislative. Afera e diamanteve, dhurata nga diktatorët afrikanë, gjithashtu do ta dëmtonte imazhin e tij në publik.

Këtej e tutje Giscard do të përqendrohej te politika e jashtme. Me kancelarin gjerman Helmut Schmidt francezët formuan një dyshe të fuqishme, të cilët, me Sistemin Monetar Evropian, hodhën themelet e monedhës së përbashkët, euros, dhe shtynë përpara procesin e bashkimit të kontinentit. Takimet në grupe të vogla të kryetarëve të shteteve dhe qeverive perëndimore (G7) bazohen gjithashtu në iniciativën e tij.

Jeta private në shënjestër të shtypit

Në jetën e tij private, Giscard d'Estaing, babai i të cilit vinte nga një familje e klasës së lartë dhe e kishte blerë titullin e fisnikërisë vitet 1920, gjithashtu tërhoqi vëmendjen për shkak stilit tij jetesës. atdheun e tij Auvergne, "VGE", siç u pëlqente francezëve ta quanin presidentin e tyre, ai banonte një kështjellë, e cila vitin 2005 do pasohej nga një tjetër.

Ish-Presidenti Valery Giscard d'Estaing me një grup folklorik në Paris | 1991
Ish-Presidenti Valery Giscard d'Estaing me një grup folklorik në Paris | 1991Fotografi: Georges Bendrihem/AFP/Getty Images


Bashkatdhetarët e tij kujtojnë gjithashtu një aksident me makinë Place de la Concorde, qendër Parisit, ku presidenti detyrë, njëkohësisht edhe baba I katër fëmijëve, ishte "i shoqëruar", siç shkruante shtypi me mirësjellje atë kohë. agim, VGE ishte përplasur me një kamion qumështi me makinën e tij private. Dhe kështu francezët nuk u habitën kurrsesi kur Giscard d'Estaing, vitin 2009 do fliste për një person tjetër. librin e tij, "Princesha dhe Presidenti", ish-Presidenti aludonte për një lidhje me princeshën Diana vitet 1980.

I shqetësuar për ardhmen e Evropës
Giscard ka marrë disa çmime për meritat e tij bashkimin e Evropës. Ai ishte një qytetar nderi i vendlindjes tij Koblenc, ishte vlerësuar me Çmimin e Karlit Aahenit, Çmimin e Paqes Vestfalisë. vitin 2003, Akademia Franceze e futi radhët e pavdekshmëve.
Giscard kishte një miqësi gjatë personale me homologun e tij gjerman, Helmut Schmidt. Këto takime burrështetasish nga brezi i luftës përqendroheshin ardhmen e Evropës. I tillë ishte edhe e takimi i tyre i fundit Paris, pranverën e vitit 2013, kur Giscard do skiconte vizionin e tij për Evropën e vitit 2030: asokohe 87-vjeçari kërkonte unifikimin e nivelit pensioneve, përfitimeve sociale, një monedhë fortë vetme dhe njëjtat rregulla buxhetore. Këtë hap integrimi nuk pati fatin ta përjetonte.

Valery Giscard d'Estaing duke shpërndarë autografë gjatë prezantimit të një libri në Lille (2006)
Autobiografi Giscard me kujtimet e tij (2006 në Lille): Aferë me Lady Di?Fotografi: Philippe Huguen/AFP/Getty Images