Vëzhguesit e huaj në vështirësi për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri | Ballkani | DW | 22.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vëzhguesit e huaj në vështirësi për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri

Shefi i misionit të ekipit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, ambasadori Jurgen Grynet, nuk e fshehu shqetësimin për bllokimin e situatës politike

Tirana

Tirana

Bllokimi i procesit paraelektoral në Shqipëri ka vënë në një pozitë shumë të vështirë dhe ekipin prej 22 vezhguesish ndërkombëtare, të cilët prej 48 orësh jane shpërndarë ne 12 qarqet e vendit për të monitoruar si fushatën elektorale ashtu dhe përgatitjet e infrastruktures së domosdoshme për ditën e votimit. Shefi i misionit të ekipit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, ambasadori Jurgen Grynet, shprehet se me atë që po ndodh aktualisht në Shqipëri, misioni i tij nuk ka se cfarë të monitorojë nga procesi zgjedhor.

Duke informuar para diplomatëve përendimorë dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, ambasadori Grynet nuk e fshehu shqetësimin për bllokimin e situatës politike, vonesat në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, ku palet politike ende nuk levizin nga qëndrimet e tyre të skajshme për gjetjen e një zgjidhje kompromisi.

Te premten konflikti u shfaq dhe mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfaqësuesit e opozitës bojkotuan një seancë dëgjimi me zevendësministrin e brendshëm duke e quajtur atë si shkelje ligjore. Para se të largohej nga salla, anëtarja e KQZ- Dëshira Subashi, u shpreh se raportimi i zëvëndësministrit ishte kundër ligjit dhe politika po ndërhynte „që cdo mangësi dhe vonesë t’ja faturojë KQZ-së“.

Por anëtari tjetër i Komisionit, Arben Ristani, që përfaqëson mazhorancën tha se raportimi është një proces normal, që mund të ndiqet nga cilido që ka interes për cështjen e listave. Ndërkohë gjatë ditës së premte 5 partitë anëtare të koalicionit qeveritar u mblodhën për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Pas takimit kryeministri Sali Berisha, njëherësh dhe kryetar i PD-se tha se ishte vendosur me pëlqimin e të gjithëve krijimi i nje grupi ekspertësh „të cilët do ti paraqesin opozitës një paketë propozimesh në lidhje me cështjet që ngre opozita“.

Kryeministri la të nënkuptohej se mazhoranca nuk negocion për datën e zgjedhjeve dhe cdo diskutim për përmirësime e ndryshime duhej të bëhej sipas tij brenda datës 20 janar 2007, të cilën Presidenti Alfred Moisiu e ka dekretuar si datë të mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin lokal . Paketa e grupit të ekspertëve do të jetë gati për t‘iu prezantuar opozitës dhe për tu diskutuar me ta.


  • Data 22.12.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara9
  • Data 22.12.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara9
Reklamë