Vështrime nga periodiku gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 15.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vështrime nga periodiku gjerman

Unioni opozitar kunder mundësisë për koalicion me socialdemokratët

Zgjedhje ne Afganistan

Zgjedhje ne Afganistan

Unioni opozitar në prag të zgjedhjeve parlamentare ka kundershtuar kategorikisht koalicionin me partinë socialdemokrate. Politikanë të CDU CSU deklaruan se një koalicion i madh do të thotë stanjacion.

"Frankfurter Neue Presse" shkruan.

Endrrat për koalicionin e madh janë shkumë. Kurrë më parë në këto shtatë vjet të qeverisjes së Schrëderit unioni kristiandemokrat kristiansocial dhe partia socialdemokrate nuk kanë qenë aq larg njëri-tjetrit sa tani. Kristiandemokratët nën kryesinë e Merkelit kerkojnë më me forcë se sa në kohët e Stoiberit reforma thelbësore ekonomike dhe sociale ndërsa socialdemokratët nga frika e nderrimit të pektit të partisë së socializmit demokratik dhe rënies së numrit të zgjedhesve besnike janë larguar nga qëndra duke kaluar majtas. Unioni i mbështetur nga shumica në keshillin federal, duhet të kerkojë reforma të thella ekonomike dhe sociale për të mbajtur premtimin, për të sheruar dhe rivitalizuar Gjermaninë. Partia socialdemokrate e mbështetur nga shumica në parlament duhet të refuzojë ndryshimet e thella, për ta mbajtur të bashkuar partinë. Vazhdimisht shtrohet pyetja e pushtetit. Një aleancë ndërmjet unionit dhe partisë socialdemokrate do të thotë vetem bllokadë, paralizim dhe stanjacion."


"Tageszeitung" në Berlin përqëndrohet tek kampi opozitar:

"Të njëmbëdhjetë kryeministrat e unionit i kanë premtuar dje besnikëri Angela Merkelit. Të gjithë punojnë për të njëjtën çeshtje. Keshtu duhet të jetë së paku në dukje. Por shtrohet pyetja, sa prej ketyre të njëmbëdhjetëve nuk kanë në mend diçka tjetër. Jo, lufta për pushtet në union nuk është kapërcyer. Kur eksperti i Merkelit për financat Kirchhof u bë i rrezikshëm, tre kandidatë për ministra nxorën shpejt nga hija Friedrich Merzin. Pra kur tronditet fitorja, Merkel nuk është më sunduese e situatës. Nqs fiton opozita, nuk duhet të presim vetem shumë gjera të padesherueshme, por edhe revolta argetuese brenda pallatit."

"Süddeutsche Zeitung" për diskutimet për pranimin e Turqisë në BE

"Evropa pret Gjermaninë, sepse mbështetja për Turqinë matet nder të tjera me faktin, se kush është kancelar në Berlin. Austria e mban ngrohtë vendin për qeverinë e mundshme CDU-CSU, Vjena do të theksojë se ka edhe forma të tjera të afrimit përveç anëtarësisë. Shumë kombe kaluan gjithashtu në distancë, por druhen të dalin në rolin e të keqit. Sinjali pra duhet të vijë nga Berlini, ku në fundjavë do të votohet për pozicionet e kundërta. Ajo që mungon në të gjithë këtë debat, qoftë në Gjermani, në 25 shtetet anëtare të BE-së, apo në Turqi është pohimi i ndershëm se si duhet të jetë kjo Evropë që kërkon identitetin dhe cfarë do të jetë në gjendje të kryejë pastaj, me ndoshta 30 anëtarë."

Handelsblatt e Düsseldorfit shkruan për zgjedhjet në Afganistan

"Ai që ndodhet këto ditë në Kabul dhe rrethina, mund të shohë shumë inciativa qytetare, procese politike dhe ndonjë formë të qytetarisë. Por në të njëjtin moment vëzhguesin e kapllon ndenja jo e mirë, se kjo re rozë në moment kalon, kur mbështetja e huaj t´ia kthejë shpinën vendit. Katër vjet pas rrëzimit të talibanëve nuk është fituar shumë. Prandaj zgjedhjet parlamentare nuk përbejnë ndonjë kthesë të madhe politike. Zgjedhjet janë vetem një hap në rrugën e duhur. Dhe nqs vendi ka fat, atëhere shumica e deputetëve do të kujtohen për përgjegjësinë e tyre dhe do të kujdesen, për të bërë politikë të mençur. Por edhe atëherë mund të thuhet se Afganistani do të preokupojë për shumë kohë botën.


"Miteldeutsche Zeitung" po për zgjedhjet në Afganistan

"Zgjedhjet e para parlamentare do të jenë provë për atë, në se afganët janë të gatshëm, të zgjidhin në të ardhmen konfliktet e interesave në rrugë politike. Sepse këtu do të dëshmohet, se sa mund të inkuadrohen lordet e luftës në sistemin politik, që po krijohet. Afganistani e sheh veten para sfidave të fuqishme. Nga njëra anë në vend nuk është arritur paqja e plotë. Nga ana tjerër politikanët në Kabul duhet të gjejnë rrugën e mesme ndermjet një shoqerie të konceptuar sipas fesë islame dhe traditës dhe kritereve perendimore ekonomisë së tregut e demokracisë nga ana tjetër. Në këtë rrugë konfliktet pergjojnë në çdo qoshe. Fjala është për të drejtat e njeriut në përgjithësi, sidomos për të drejtat e grave, ndikimin e fese tek politika, drejtesia dhe arsimi.


  • Data 15.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artn
  • Data 15.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artn