Vështrime nga periodiku gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 17.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vështrime nga periodiku gjerman

Temë qendrore në shtypin e sotëm gjerman, si zakonisht këtyre ditëve të fundit është fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit në Gjermani. Po ashtu një temë tjetër me rëndësi është edhe samiti i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Shrëder apo Merkel?

Shrëder apo Merkel?

Fillimisht në «Die Welt» të Berlinit lidhur me zgjedhjet e të dieles në Gjermani lexojmë:

"Këtë fundjavë nuk ka alternativë më të kuptueshme se një mandat të qartë Zi e verdhë nën drejtimin e Angela Merkelit. Kancelari Shrëder ka shpënë socialdemokracinë, respektin në vet kufijtë e tij. Detyra e tij është përmbushur, më nuk ka çfarë të bëhet aty. Ajo me çfarë harlisej e majta nuk është projekt i aftë për të ardhmen por një përzierje e refuzimit të realitetit dhe populizmit. Një koalicion i madh do të institualizonte status-quon dhe para së gjithash do të lironte qeverinë nga përgjegjësitë. Kjo nuk mund të jetë rruga e duhur. Nën drejtimin e Angela Merkel mbeten gjasat për një kthim tek traditat e suksesit qytetar në vend. Gjermanët, një popull i arsyeshëm nuk do të mund ta fshehin këtë pikëpamje të dielen", lexojmë në «Die Welt».

Ndërkaq «Märkische Allgemeine» e Potsdamit thekson:

"Pas një fushate elektorale të shkurtër por intenzive tani erdhi dita e zgjedhësve. Shumë rrallë është diskutuar kaq seriozisht dhe me kaq mospërputhje për përmbajtjen si në javët e kaluara. Shumica e popullatës është e vetdijshme se reformat janë të pashmangshme nëse duhet të ruhet shteti social. Megjithatë ku është e nevojshme të punohet me kokë shpesh qeverisin ndjenjat. Diskutimi mbi modelin e taksave të propozuar nga Kirshhof tregon se sa pak ekziston gatishmëria për t`u vërtetuar propozimet e komplikuara dhe sa e madhe është frika nga ndryshimet. Pa marrë parasysh se cili koalicion do të qeveris në të ardhmen - hapësira vepruese e tij do të jetë e kufizuar. Asnjë parti nuk do të arrij të reformoj sistemet e sigurimit, buxhetin dhe tregun e punës pa ndërrmarrjen e kursimeve. Mjetet e operacionit për pacientin me emrin Gjermani janë të gatshme në sallën e operacionit, tani zgjedhësit duhet të vendosin se kush do të jetë operuesi. Dhembje do të ketë, me siguri", shkruan «Märkische Allgemeine».

Ndërrojmë temë.

Në "Märkische Oderzeitung" lidhur me samitin e Kombeve të Bashkuara lexojmë:

"Në fjalimet e samitit më të madh të të gjitha kohërave të Kombeve të Bashkuara nuk mungoi asgjë. Pamarrë parasysh se cili - Bushi, Bleri apo Putini, të gjithë theksuan rolin e Kombeve të Bashkuara në luftë kundër terrorit, varfërisë dhe sëmundjeve. Nga ana tjetër në deklaratën përfundimtare të samitit ato gjetën vend të formuluara shumë më butë. Tema e çarmatimit, në veçanti mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë nuk përmendet fare. Kjo për shumë shkaqe është informative. Së pari, për shkak se marrëveshja për ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë obligon edhe fuqitë zyrtare atomike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën për çarmatim të plotë. Së dyti, për shkak se fuqitë jozyrtare si Pakistani, India dhe Izraeli mund ta shohin veten më të sigurtë në pozitat e tyre. Së treti, për shkak se kështu mund të inkurajohen vendet si Korea e Veriut dhe Irani që të shpërndajnë teknologjinë atomike në mbarë botën. Andaj është e çuditshme injoranca me të cilën është trajtuar tema e çarmatimit. Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher këtë e quajti në Nju Jork 'problem të madh'. Por siç duket ky ishte vetëm një mendim i cili u mbulua nga kori i madh i pjesëmarrësve të papërgjegjshëm", thuhet ndër të tjera në "Märkische Oderzeitung".

Ndërsa «Mittelbayerische Zeitung» e Regensburgut lidhur me reformimin e Kombeve të Bashkuara komenton:

"Fakti që Gjermania nuk do të fitonte kësaj radhe në kuadër të reformave në Kombet e Bashkuara, një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit dihej që para fillimit të samitit. Këmbëngulja për më tepër prani gjermane për kontribuesin e tretë me radhë dhe të përpikët në arkën e Kombeve të Bashkuara nuk është tepër e guximshme por me vend. Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher vetëm ka përsëritur një kërkesë të parashtruar para tij edhe nga Hans-Dietrich Gensher apo Klaus Kinkel. Në të vërtetë ministri Fisher siç duket ka nënvlerësuar forcën kundërshtuese të superfuqisë - Sheteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa shteteve tjera", thekson «Mittelbayerische Zeitung».

  • Data 17.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artm
  • Data 17.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artm