Vështrime nga periodiku gjerman i së enjtes | Studimi në Gjermani | DW | 15.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vështrime nga periodiku gjerman i së enjtes

Kirchhof-Merz, dueti përgjegjës për politikën financiare të Unionit gjerman, samiti i OKB-së

400 vjet gazetë- Ekspozita në Mainz

400 vjet gazetë- Ekspozita në Mainz

Gazeta e Dyseldorfit "Handelsblat", lidhur me ndarjen e përgjegjësisë për reformën fiskale mes të zgjedhurit të Merkelit, Paul Kirchhof dhe expertit të ekonomisë, Friedrich Merz vëren se: Pas datës 18 shtator, profesori Kirchhof duhet t'ja lërë vendin në politikë, një profesionisti. Sepse pasardhësi i ministrit aktual të financave, duhet të ngrejë pesha vërtet të rënda, duke filluar që nga rekordi historik i borxheve, sitemi i dobësuar i pensioneve e deri tek deficiti buxhetor në Agjensinë e punës. Ministri i ri, duhet të kursejë kundër të gjitha protestave, madje edhe në radhët e veta. Në procesin e rimëkëmbjes së nevojshme të financave të shtetit, emri i Kirchhofit nuk ka rënë aq në sy.

Ndërsa "Berliner Kurier" e komenton kështu vendimin e fundit të Unionit për zgjedhjen e dyshes së re në fushën e financave, Kirchhof-Merz: Përkrahësit e Merz në Union ja dolën mbanë të bindnin Angela Merkel. Merz, i lënë më parë përjashtë, do të ulet tani përbri Kirchhof. Merkel e quan duet dyshen e zgjedhur, por në të vërtetë zgjidhja erdhi nga nevoja, prej dobësisë drejtuese të kandidates për kancelare. Ajo nuk mund të injoronte më thirrjen për rikthimin e Friedrich Merz. Kritikuesit e ekspertit Kirchhof, megjithatë, i dhanë mundësi Angela Merkelit të mos i nxihej faqja. Ajo prapë doli fitimtare në synimin e saj. Këtë mund t'a vësh re tek Merkel, menjëherë.


Ndërsa "taz" e Berlinit, kritikon Merkelin për shkak të zgjedhjes së saj, që ra mbi Kirchhof: Unioni ka bërë prej disa muajsh fushatën zgjedhore më të dobët të bërë ndonjëherë në historinë gjermane. Gabimet janë bërë radhazi. Në fillim ideja e paqartë për rritjen e taksës mbi vlerën e shtuar, pastaj deklaratat e kryeministrit bavarez, Stoiber për gjermanolindorët. Në fund Kirchhof dhe demontimi i ekspertit të grupit të kompetentëve në dy, Kirchhof dhe Merz. Është pak të flasësh për avari në këtë rast.

Ndërrojmë temë.

Gazetat gjermane komentojnë edhe vendimin e Gjykatës kushtetuese për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të dielën në mbrëmje. "Stuttgarter Zeitung" komenton: Do të jetë pra një e dielë e zakonshme zgjedhore, me parashikime, rezultate dhe në fund me një fitues apo fituese. Gjykata kushtetuese, na kurseu nga ajo që po dyshohej, që rezultatet e zgjedhjeve të mos publikoheshin derisa të vendosej në qytetin e Drezdenit, se kush do të fitonte. Kështu që shpëtuam nga kjo farsë.

"Kölner Stadt Anzeiger" vëren: Do të ishte më mirë, që Gjykata kushtetuese në raste të paqarta të proçedimit të vendosë qysh para zgjedhjeve. Një vendim kundër mbajtjes sekret të rezultateve zgjedhore argumentohet shumë shpejt. Së pari, qytetarët kanë të drejtë të dinë sa më shpejt të jetë e mundur, se si ka ndikuar vota e tyre. Nga ana tjetër tendencat mbi rezultatet e votimeve nuk mund të mbahen sekret. Opinionistët pyesin qytetarët pas zgjedhjeve dhe japin kështu rezultatet e tyre.

Temë tjetër është edhe samiti i OKB-së në Nju Jork. Gazeta "Ostthüringer Zeitung" mbi këtë komenton: Një bote gjithnjë e më të globalizuar i mungon një organizatë e aftë për të vepruar, e cila do dinte t'i kapte dhe zgjidhte problemet. Arsyet e mungesës së një organizate të tillë janë të shumta. Para së gjithash, shtetet e mëdha kanë patur tradicionalisht qëndrim skeptik ndaj OKB-së. Sepse ata gjithmonë tremben se OKB-ja fut në zgjedhë, kontrollon dhe në fund të fundit dobëson pushtetin që ato kanë. Kjo vlen veçanërisht për amerikanët, që kanë pretendimin e fuqisë globale botërore. Por edhe kinezët, rusët zhvillojnë me më shumë dëshirë marrëdhënie bilaterale në politikën ndërkombëtare, se sa në platformën botërore. Ky samit është një shans për të gjithë njerëzimin, shkroi Kofi Anan në ftesë. Kjo është e vërtetë. Por ky shans shkoi dëm, kohë më parë se të fillonte samiti.

Ndërsa "Landeszeitung" po mbi samitin e OKB-së shkruan: Që para samitit të OKB-së është qartësuar gjithshka. Së pari për një kohë të pacaktuar, Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të jetë aq e fortë sa të krijojë një ekuilibër me superfuqinë, SHBA. Së dyti, Berlini duhet ta harrojë menjëherë, se mund të zerë vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Tani është koha e paraqitjes së koncepteve para zgjedhësve. Por, në vend që të shtrojnë çështjen, se çfarë roli do të luajë Gjermania në të ardhmen në botë, partitë gjermane fiksohen tek kërthiza e financave. Nuk ka ku të shkojë, kaq shumë provincializëm.

  • Data 15.09.2005
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arto
  • Data 15.09.2005
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arto