1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vëzhguesit ndërkombëtarë- zgjedhjet lokale zhgënjuese

Ani Ruci19 Shkurt 2007

E meta më e madhe në zgjedhjet e lokale te 16 shkurtit ishte mjedisi politik

https://p.dw.com/p/ArYQ
Logo e Odihr-OSBE
Logo e Odihr-OSBE

Zgjedhjet lokale te 18 shkurtit ne Shqiperi nuk kane arritur dot te jene ne perputhje me standartet nderkombetare per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Jorgen Grünnet, kryetari i misionit nderkombetar te OSBE/ ODIHR-it e publikoi kete vleresim te henen pasdite, gjate prezantimit para mediave te raportit paraprak te konkluzineve te misionit te tij, per zgjedhjet e zhvilluara te dielen, me 18 shkurt.

Zgjedhjet lokale te mbajtura dje, tha Jorgen Grünnet, ishin zhgenjuese. Ato perbejne nje shans te humbur per Shqiperine, ne perpjekjet per te kryer zgjedhje te lira dhe demokratike ne perputhje te plote me standartet nderkombetare.

E meta me e madhe ne zgjedhjet e lokale te 16 shkurtit e konstatuar nga misioni vezhgues i OSBE ODIHR-it sipas raportit te tyre paraprak ishte mjedisi politik dhe mungesa e besimit te ndersjellte mes maxhorances dhe opozites. Nder standartet nderkombetare per zgjedhje demokratike tha Ambasadori Grünnet eshte fakti qe rregullat e lojes nuk mund te ndryshojne 6 jave para zgjedhjeve gje qe solli nje mjedis politik te karakterizuar nga paqartesia dhe mungesa e besimit mes dy kampeve politike.

Shtjellimi i ketij konstatimi nga ana e ambasadorit Grünnet perfshiu mosmarrveshjet e thella politike qe pas zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut 2005 qe cuan ne deshtimin e reformimit te kodit zgjedhor, braktisja e parlamentit nga opozita dhe paralajmerimi prej i saj i mospjesemarrjes ne zgjedhje ne emer te plotesimit te standarteve duke ardhur deri ne ngercin qe shkaktuan certifikatat e lindjes dhe procedurat e identifikimit te votuesve.

Por ne raportin paraparak te konkluzioneve te misionit vezhgues nderkombetar bejne pjese edhe te meta serioze te karakterit teknik. Ne krye te tyre qendron mungesa e nje sistemi te besueshem te regjistrit te gjendjes civile, te identifikimit te shtetasve dhe te nje sistemi uniform te adresave.
"Kjo solli grindje mes paleve ne hartimin e listave te votuesve dhe te identifikimit te tyre gjate votimit," vuri ne dukje Grünet. Ai paralajmeroi se per sa kohe keto sisteme do te mungojne, zgjedhjet ne Shqiperi do te ndeshin te njejtat veshtiresi dhe do te karakterizohen nga te njejtat mangesi.

Megjithe vleresimin deshperues per angazhimin dhe premtimet e dy kampeve politike per t´i arritur standartet nderkombetare ambasadori Grünnet ka bere te njohura edhe vleresime pozitive per zgjedhjet e sapokryera lokale ne Shqiperi. "Pa asnje dyshim zgjedhjet lokale te 18 shkurtit ishin nje proces demokratike pasi dhane mundesine e konkurimit."

Misioni i vezhguesve qe mbriti ne Shqiperi ne filim te Dhjetorit 2005 vleresoi pozitivisht pasqyrimin e ekuilibruar te fushates ne meda, faktin qe kandidatet pkesemarres ne konkurim u regjistruan pa hasur pengesa dhe ishin te lire te paraqesnin alternativat e tyre. "Konkurimi ishte real dhe votuesit u informuan per te zgjedhur se kcili kandidat kishte alternativen te ciles zgjedhesit donin t´i jepnin voten e tyre."
Raporti shprehet me nota pozitive edhe per KQZ per te cilin vihet re citoj se "ka treguar profesionalizem dhe kopetenca ne pergatitjen teknike te votimit ne kushte teper te veshtira te kohes se pamjaftueshme."

Ambasadori i misionit vezhgues te OSBE/ ODIHR-it publikoui raportin paraprak per zgjedhjet lokale te 18 shkurtit ne nje konference shtypi te henen pasdite, pak ore pas deklarates se kryeministrit Berisha per nje proces te lire dhe te ndershen, konform standarteve nderkombetare. Ambasadoru Grunet nuk pranoi te komentonte kontradikten mes konstatimeve ne raportin e tij dhe deklarates se kryeministrit Berisha.
Por gjuha e raportit ishte e qarte dhe pa ekuivoke: zgjedhjet lokale te 18 shkurtit nuk ia dolen mbane te vleresohen as si zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2006, qe nga i njejti kryetar i vezhguesve nderkombetare, ambasadori Grünnet u quajten "zgjedhje qe arriten pjeserisht standartet nderkombetare"