1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria amerikane kryen një sulm të ri në Kabul

29 Gusht 2021

Gjendja në kryeqytetin afgan Kabul vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar. Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një kamikaz të mundshëm.

https://p.dw.com/p/3zeAh
Afghanistan Krise l Explosion in Kabul
Fotografi: Haroon Sabawoon/AA/picture alliance

Sulmi "mbrojtës" me dron shërbeu për të shmangur një "rrezik akut" për aeroportin e Kabulit të përgatitur nga milicia xhihadiste "Shteti Islamik" në Afganistan (IS-K), njoftoi Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së. Zhurmat e shpërthimit të shkaktuara pas sulmit si dhe tymi që u ngrit mbi qytet vërtetuan se në automjet kishte një "sasi të madhe eksplozivi". "Ne jemi të sigurt se kemi goditur objektivin," tha Bill Urban nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Paralajmërimet e SHBA-së

Goditja ndodhi vetëm tri ditë pas sulmit vetëvrasës në aeroportin e qytetit, që vrau më shumë se njëqind vetë. Përgjegjësinë për sulmin e mori dega rajonale e milicisë xhihadiste të IS-it. SHBA-ja paralajmëroi së fundi disa herë për një rrezik të vazhdueshëm dhe të lartë për sulme vetëvrasësedhe prandaj udhëheqja e ushtrisë amerikane e konsideronte një sulm brenda "24 deri në 36 orë" si "shumë të mundshëm". Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi për sulme të tjera hakmarrëse amerikane.

Afghanistan US-Drohnenangriff in Kabu
Në automjetin e goditur me dron mendohet se kishte sasi të madhe eksploziviFotografi: Khwaja Tawfiq Sediqi/AP Photo/picture alliance

Prej sulmit vetëvrasës në aeroportin e Kabulit u vranë të enjten edhe 13 ushtarë amerikanë. Në shenjë hakmarrje për sulmin ushtria amerikane sulmoi me dron të shtunën në mbrëmje degën e IS-K-së. Sipas Pentagonit prej tij u vranë dy anëtarë të rangut të lartë të grupit separatist islamik.

Biden merr pjesë në ceremoninë solemne

Presidenti Biden shkoi në bazën ushtarake në Dover, në shtetin federal Delaware, ku mori pjesë në një ceremoni solemne pas arritjes së arkivoleve të ushtarëve amerikanë që ishin vrarë në sulmin vetëvrasës në aeroportin e Kabulit.

USA Ankunft der Särge aus Kabul in Delaware |  Joe Biden
Fotografi: Manuel Balce Ceneta/AP Photo/picture alliance

Ushtria amerikane planifikon t'i tërheqë ushtarët e saj të fundit nga Kabuli të martën duke përfunduar kështu misionin e evakuimit.