Ushtria amerikane fillon hetimet për krimet e ushtarëve amerikanë në Irak | Bota | DW | 03.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria amerikane fillon hetimet për krimet e ushtarëve amerikanë në Irak

Pas publikimit të lajmeve për krimet e ushtarëve amerikanë në Irak ushtria amerikane ka filluar një sërë hetimesh. Presidenti Bush deklaroi se për fajtorët do të ketë edhe pasoja juridike. Ushtarët amerikanë në Irak do të marrin tani trajnohen se si duhet të sillen kundrejt popullsisë civile.

Shtohen njoftimet për krime të ushtarëve amerikanë në Irak

Shtohen njoftimet për krime të ushtarëve amerikanë në Irak

Ndryshe nga muaji mars kur revista "Time" botoi njoftimet për masakrën e mundshme në Haditha, mediat amerikane po njoftojnë tani intensivisht për raste dhe inicidente të ndryshme në Irak. Kështu p.sh. ushtarët amerikanë duhet të kenë vrarë në Ishaki, 15 km në veri të Bagdadit, në muajin mars 11 vetë, ndër ta pesë fëmijë, njëri prej tyre gjashtë muajsh. Po ashtu shtatë ushtarë amerikanë akuzohen se kanë nxjerrë zvarrë nga shtëpia një civil irakian dhe e kanë pushkatuar atë në rrugë të hapur.

Ndërkohë ushtria amerikane ka filluar hetimet për krime lufte në Irak. Ndaj oficerëve përgjegjës, të cilët ishin përpjekur që të maskonin krimet e ushtarëve kanë filluar hetime. Ministri i Mbrojtjes Donald Rumsfeld thekson: "Në luftë ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. Ne kemi filluar hetimet dhe së shpejti do të kemi përgjigjet. Pastaj do të dimë më tepër se çdo të ndodhë menjëherë."

Presidenti amerikan Bush u shpreh personalisht shumë i shqetësuar në lidhje me këto incidente dhe deklaroi: "Në rast se shkelen ligjet, do të ketë dënime."

Ushtarët amerikanë në Irak nuk varen prej ligjeve të shtetit por prej Konventës së Gjenevës për Ligjet e Luftës, në të cilën ndalohen shprehimisht goditjet ndaj civilëve të pafajshëm. Pjesë e trainimit të ushtarëve amerikanë është edhe trajtimi human i popullsisë civile. Drejtuesit ushtarakë amerikanë në Irak dhanë tani urdhër që ushtarët t'u nënshtrohen trainimeve të sjelljes dhe të etikës.

Zëvëndëskomandanti i trupave multinacionale në Irak, Donald Campbell, tha në një intervistë televizive se shkak për gabimet e ushtarëve janë faktorë të tillë si "stresi, frika dhe izolimi". Gjithsesi sipas tij 99,9% e ushtarëve amerikanë në Irak sillen në mënyrë korrekte.

  • Data 03.06.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLM
  • Data 03.06.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLM
Reklamë