USA: Sistem raketash së bashku me Rusinë dhe NATO | Bota | DW | 29.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

USA: Sistem raketash së bashku me Rusinë dhe NATO

Sistemi amerikan i mbrojtjes kundër raketave vazhdon të jetë temë. Në një bisede telefonike Presidenti Bush dhe ai Putin kanë biseduar për këtë temë.

Duke pritur raketën tjetër, Korea e Veriut

Duke pritur raketën tjetër, Korea e Veriut

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shkroi për gazetën gjermane Handelsblatt të mërkurën se vendet, ku do të vendosen raketat mbrojtë janë shumë të ngjashme me platformat për gjuajtjen e raketave ndërkontinentale dhe askush nuk mund ta dijë, se ç´mund të ndodhet aty për pesë apo dhjetë vjet.

Por amerikanët vazhdojnë të thonë se sistemi është për shfrytëzim defensiv dhe jo për t´iu kundërvenë raketave ruse. Në një bisede telefonike sipas informacioneve të Kremlinit presidenti Bush dhe ai Putin kanë biseduar për kete temë.

Shtepia e bardhe nuk jep informacion. Një bisedë ndermjet Bushit dhe Putinit është zhvilluar dhe bashkepunimi në cështjen e raketave mbrojtese ka qenë tema. Por më shumë informacione nuk ka. Nga Kremlini degjon se Putini shpreh rezervat e tij në lidhje me mbrojtjen raketore dhe presidenti amerikan i ka ofruar bisedime për këtë temë. Gjeneralejtnanti Henry G Obering, shef i qëndres së raketave mbrojtese amerikane në një konferencë në Uashington foli për një bashkëpunim të mundshëm amerikano-rus në fushen e mbrojtjes raketore.
"Ne jemi të hapur ndaj çdo pune dhe bashkepunimi me rusët në çdo nivel nga këmbimi i informacioneve të përgjithshme deri te rezultatet e monitorimit me radarë. Ne mbledhim të dhëna dhe rusët mbledhin të dhena, që mund të jenë shumë të dobishme, kur është puna për të mbrojtur Rusinë dhe Evropën. Ne do t´i këmbenim me gjithë qejf këto të dhena dhe të bashkëpunonim në këtë fushë."
Amerikanët shtoi Obering do ta kishin me qejf Rusinë partner të barabartë në projekt. Daniel Fried, sekretar shteti në ministrinë e jashtme për cështjet evropiane dhe euroaziatike deklaroi se gëzohet për bisedat e mëtejshme me ruset, për t´i bërë rusët që të braktisin qëndrimin e rezervuar. Janë zhvilluar shumë biseda të tilla në nivel të lartë, por nqs ekziston nevoja për sqarime të tjera, do t´i kryejmë. Kritikës që Nato është shumë pak e involvuar në këtë cështje, Fried iu përgjigj.
"Nga këndvështrimi ynë është mirë, që Nato të involvohet sa më shumë në projekt. Bisedimet bilaterale të SHBA me Poloninë dhe Cekinë mund të integrohen në sistemet e mbrojtjeve kombetare dhe në sistemet e Natos. Ne biles do ta përshendesnim këtë. Eshtë akoma tepër heret, për të diskutuar detajet. Nuk dua të sinjalizoj asgjë, por koncepti amerikan për procedurën e mëtejshme përfshin me siguri një rol për Naton."
Sepse siç theksuan Obering dhe Fried nuk duhet të ketë një status të jounik mbrojtjeje në Evropë. Të gjitha shtetet duhet të jenë të mbrojtura mirë.
SHBA planifikojnë të stacionojnë 10 nga të gjithsej 54 raketat mbrojtese në Poloni. Stacioni korrespondues i radarëve do të ndertohet në Ceki. Qeveria çeke beri të ditur zyrtarisht nisjen e bisedimeve me SHBA. Kryeministri çek kishte pohuar, se sheh avantazhe për sigurinë e vendit të tij, nqs raketat mbrojtese do të stacionohen në Poloni. Me qeverinë polake, tha Daniel Fried në Uashington, duhet të zhvillohen një sërë bisedash të tjera, sidomos për kercenimet që i ka drejtuar Rusia këtij shteti fqinj.

  • Data 29.03.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ5
  • Data 29.03.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ5
Reklamë