Urrejtja djathtiste ndaj grave | Bota | DW | 27.07.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Urrejtja djathtiste ndaj grave

Antifeminizmi në politikë nuk po trajtohet seriozisht. Ndërkohë që ky fenomen po keqpërdoret nga krahu i djathtë politik dhe mund të përfundojë madje - me vdekje. Ekspertët paralajmërojnë.

Kërcënimet me e-mail vijnë natën. "Jeni të dënuar me vdekje", është vetëm një prej shembujve, që shpesh nënshkruhet nga "NSU 2.0" - një grup  terrorist i ekstremit të djathtë që mban të njëjtin emër si grupimi i mëparshëm ekstremist. Anne Helm, kryetare e fransionit E Majta ("Die Linke"), në Berlin është mësuar me të tilla kërcënime me vdekje. Megjithatë kjo e ngarkon shumë, thotë ajo në intervistë për Deutsche Welle-n. "Më duhet të përballem me këto gjëra. Kjo është ngarkesë e madhe." Ajo nuk ka frikë nga kërcënimet me vrasje, ndonëse bëhet fjalë për kërcënime me mjete shpëthyese.
69 letra - pjesërisht me të dhëna personale - janë dërguar së fundi në adresën e saj dhe të 26 personave të tjerë, ndër të tjerë edhe në adresën e avokates Seda Basay-Yildiz, e cila ka mbrojtur familjarët e viktimave të organizatës së djathtë terroriste NSU, si dhe në adresën e humoristes nga Berlini, Idil Baydar. Të bie në sy se shumica e personave, të cilëve u janë dërguar letrat me këercënime janë femra, ndërsa mesazhet kanë përmbajtje seksiste. 
Pamja kërcënuese
Helm supozon se urrejtja ndaj femrave është ndër motivet e ekstremsitëve të djathtë në shkrimet e tyre. Kjo nuk është e re. Edhe atentatorët në Toronto, në vitin 2018 kanë paralajmëruar para nisjes për këtë sulm se ky është "Incel-Rebellion". Incel - është një fjalë nga shkronjat e para involuntary dhe celibate, që nënkupton të rinjtë që jo vullnetarisht kanë hequr dorë nga seksi dhe kështu kanë zhvilluar urrejtjen ndaj grave. "Incels janë të mendimit se burrat në parim kanë të drejtën e posedimit të grave dhe trupit të tyre. Ata thonë se gratë nuk ua kanë ndaluar seksin", thotë për DW, Henning von Bargen, nga fondacioni Heinrich-Böll.
Edhe atentatori i dyshuar në Halle mund të ketë luajtur këtë rol. Në ditën e sulmit në tetor të vitit 2019, ai ka dëgjuar muzikë kundër femrave dhe në video ka deklaruar: "Feminizmi është fajtor për uljen e natalitetit në Perëndim, që është shkaku i migrimit masiv në Gjermani." Rrënja e këtij problemi janë "hebrejtë".
Kjo tingëllon tërësisht absurde, thotë politikania e majtë Helm. "Por në medjen e këtyre perosnave kjo është një pasojë konseguente. "Sipas tyre, gratë duhet të kujdesen në radhë të parë për numrin e popullatës, që do të thotë: Ato duhet të lindin fëmijë dhe të marrin rolin e tyre tradicional. "Feminizmi e cënon këtë rend të tyre", thotë Helm "ndaj gratë shihen si kërcënim."
"Burrëria ushtarake"
"Antifeminizmi është gjithmonë pjesë e ideologjisë djathtiste", pohon edhe Rachel Spicker, nga fondacioni Amadeu-Antonio, për DW. Gratë sipas tyre duhet të jenë modeste, të tërhequra, sociale, ndërsa burrat "me burrëri ushtarake", me qëllim "që të mbrojnë gratë, fëmijët dhe kombin e vet". Këto janë rolet e përcaktuara nga antifeministët". E kur gratë i shkelin këto rregulla, ato sulmohen ashpër.
Por antifeminizmi nuk është vetëm një nocion i përbashkët i lëvizjeve djathtiste. Ai shërben edhe si një lloj droge për ideologji djathtiste, drejtohet kundër shoqërisë dhe ka për synim kufizimin e të drejtave të njeriut. 
Edhe Helm mendon se antifeminizmi është bazë e ideologjive të tjera për pabarazi. "Kjo shihet edhe nga fakti se në shoqërinë tonë shumë njerëz nuk e pranojnë se janë racist, ndërsa seksizmi konsiderohet si një vlerë." Edhe Spicker beson se antifeminizmi ka rrënjë të thella në shoqëri.
Kërkimi i fajtorit
Burrat që janë në krizë sociale, që kanë të rrezikuar punën dhe standardin e jetës, preken më lehtë nga këto ideologji. Në këtë mënyrë ata kërkojnë një fajtor tjetër për gjendjen e tyre të mjerë, thotë von Bargen. E në këtë rast, fajtor është - feminizmi. 
Radikalizimi shpesh fillon në internet. Në faqet e internetit si Reddit apo 4Chan ka pasur edhe forume të të ashtuquajturit Incels. Ndërkohë ato janë mbyllur, por gjëra të tilla shpesh paraqiten në internet, ku secili mund të shkruajë çfarë të dojë, të jetë anonim dhe ku nuk ka moderatorë. Për shembull, thuajse çdo sekond paraqiten tekste ku kërkohen "skllave seksi" për Incels, ndërsa gratë paraqiten si persona me inteligjencë të një fëmije të vogël. 
Edhe skena e lojrave kompjuterike i kontribuon radikalizimit të të rinjve. Në platformat si Twitch apo Discord janë përhapur ideologji djathtiste me sfond armiqësor ndaj grave, thotë autorja Karolin Schwarz në librin e saj "Hasskrieger: Der neue globale Rechtsextremismus" (Luftëtarët e urrejtjes - ekstremizmi i ri global djathtist). Përdoruesit marrin emra terroristësh, ka dhe grupe për mbështetësit e grupeve identitare, NPD apo teoricienëve të teorive konspirative. Ata shajnë People of Color, hebrejtë dhe gratë. Von Bargen paralajmëron se kjo skenë është shumë pak nën kontroll.
Sociologu kërkon studime intensive në këtë drejtim. "Antifeminizmi shpesh nuk vlerësohet seriozisht nga politika". Ndërsa politikanes së majtë Helm i duhet të jetojë me kërcënimet e antifeministëve.