Urime! Reagimet pas votës pro të parlamentit të Maqedonisë | Ballkani | DW | 20.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Urime! Reagimet pas votës pro të parlamentit të Maqedonisë

Me entuziazëm reagojnë Bashkimi Europian dhe Greqia pasi Parlamenti i Maqedonisë hapi rrugën për ndryshimin e emrit të vendit. Me një shumicë të ngushtë prej dy të tretash u vendos në Shkup për ndryshimet kushtetuese.

Reportage Mazedonisches Referendum (DW/D. Tosidis)

Zaev dhe Tsipras pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës

Athina e përdori për gati tre dekada me radhë si mjet presioni çështjen e emrit duke bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin e saj në NATO. Ujdia e arritur për ndryshimin e emrit, e njohur si Marrëveshja e Prespës, kishte rëndësi të veçantë për Maqedoninë për të parë drejt së ardhmes, por edhe për Greqinë që has po ashtu me rezistencë në vend. Tani me votën e parlamentit maqedonas për ndryshimin e kushtetutës, vendi fqinj reagon duke e përshëndetur atë. "Hapi i parë i madh për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është bërë", shkroi në twitter zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Aleksis Tsipras, kryeministri grek u tregua entuziast pas votës pro në Shkup. "Urime miku im Zaev!" shkroi në twitter Aleksis Tsipras. "Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen në paqe dhe prosperitet të vendeve tona".

Reagime pozitive nga BE

Edhe nga BE vijnë përgëzime për hapin e rëndësishëm të parlamentit të Maqedonisë. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk e uroi Shkupin për këtë vendim. "Një zë, një hap i rëndësishëm në drejtim të vendit që ju takon në bashkësinë tonë transatlantike", shkroi Tusk në gjuhën maqedonase në twitter. 

Edhe e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e cilësoi votën e parlamentit si "hap shumë të rëndësishëm" për zbatimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë- Në një deklaratë të publikuar në Bruksel, thuhet, se tani pritet të punohet shpejt, që të bëhen ndryshimet kushtetuese. "Ky është vërtet një rast unik,për ta çuar përpara vendin në rrugën europiane si edhe për pajtimin rajonal."

Zgjidhja e një konflikti të vjetër ka kërkuar "guxim politik" thuhet nga Brukseli. Ndërsa eurokomisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn e cilësoi hapin e marrë nga parlamenti maqedonas si "një ditë të jashtëzakonshme për demokracinë".

Reklamë