1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Urdhëra të reja për trupat gjermane të KFOR-it

Peter Carstens27 Gusht 2004

Pjesë nga një artikull i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung kushtuar Kosovës (Artikulli nuk është i plotë)

https://p.dw.com/p/Aryg
Frankfurter Allgemeine Zeitung është gazetë konservative me shumë ndikim në opininon gjerman
Frankfurter Allgemeine Zeitung është gazetë konservative me shumë ndikim në opininon gjerman


Me ndryshime gjithëpërfshirëse në fushën e përgatitjes profesionale, armatimit dhe konceptit për veprim ushtarak në misione ndërkombëtare, ka reaguar ushtria gjermane pas ngjarjeve të përgjakshme të marist në Kosovë. Në trazirat që zgjatën dy ditë në muajin mars, shqiptarët e Kosovës ushtruan një pogrom kundër minoritetit serb dhe ngritën dorë kundër ushtarëve të NATO-S dhe policisë së Kombeve të Bashkura në betejat që zhvilluan rrugëve të Kosovës.

Ka kohë që shqiptarët e Kosovës po provonin të dëbonin serbët nga krahina. Një shkas i mirë për këtë qëllim në muajin mars u bë lajmi se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër të Mitrovicës, të ndjekur nga serbët lokalë. Si kundërpërgjigje shqiptarët dogjën 550 shtëpi dhe 29 kisha e manastire të serbëve. Zjarri iu vu edhe manastirit serb nga shekulli i 14-të në Prizren ndonëse aty janë të stacionuar 3200 ushtarë gjermanë.

Në shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, trupat ushtarake ndërkombëtare të KFOR-it janë kritkuar ashpër për lëshime. Në qendër të kritikës është ushtria gjermane e stacionaur në Prizren.

Fillmisht Qeveria gjermane dhe udhëheqja e Bundesverit, mosuksesin e kontigjentit ushatark në Prizren e kishte mbuluar me disa lavdata për punën e mirë të tyre. Mirëp, më pas Ministria e mbrojtjes pranoi se ushtarëve në Prizren u kishin munguar shumë gjëra, mes tjerash edhe gazi lotësjellës.

Ushtarët gjermanë të KFOR-it në Prizren ishin zënë në befasi nga këto ngjarje dhe arritën të plotësonin vetëm pjesërisht detyrën e tyre. Polcia gjermane, e cila shërben në Prizren, gjatë kohës sa ndodhën trazirat në mujin mars, më kotë kishite thirrur për ndihmë Bunsverin. Ata u ndjenë të lënë në baltë nga ushtrët gjermane.
Edhe vetë disa ushtarë të Bundesverit që ishin në detyrë jashtë kampit ushtark kishin mbetur pa përkrahje.

Megjithatë, ushtarët ia kishin dalur të shpëtonin qytetarët serbë nga pogromi i shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite mëse 30 serbë vazhdojnë të jetëojnë në kampin ushark të Prizrenit nën mbrojtjen e Kforit sepse s´kanë ku të kthehen.

Ministria gjermane e Mbrojtjes, në fillim të muajit gusht sqaroi se Kontigjenit gjerman i KFOR-it në përgjigje të thirrjeve të policisë ndërkombëtare kishte vënë në lëvizje trupat e veta, mirëpo ato ishin bllokuar nga masat e demonstruesve të gatshëm për dhunë. Demonstruesit duke nxjerrur në radhën e parë gratë dhe fëmijët kishin penguar veprimin e ushtarëve para kampit ushtarak të KFOR-it në Prizren, ndërkohë që ushtarëve u kishte munguar gazi lotësjellës për shpërndarjen e masës së mbledhur të demonstruesve, thuhet në deklaratën e Minsitrisë së Mbrojtjes duke dashur të arsyetojë faktin pse ushtarët nuk kishin vepruar gjatë marsit për të parandaluar shaktërrimet dhe djegiet që u bënë.
Mirëpo, ky arsyetim nuk është bindës, sepse sipas te gjitha gjasave nuk ishte dhënë urdhër që ushtria të linte kazermën.

Trazirat dhe pogromi kundër serbëve ishin të planifikuara që një kohë të gjatë. Që me 16 mars në Prizren, kishte pasur demonstrata kundër Unmikut, i cili kishte mbyllur disa bisnese ilegale dhe kishte arrestuar një polic vendor.

Misioni ushtarak gjatë atyre dy ditëve në relacione interene ishte cilësaur si "katastrofal" mirëpo para opinionit publik është përshkruar si i sukseshëm. Ndërkohë, udhëheqja politike dhe ushtarake e ballafaquar me fakte, ka urdhëruar ndryshime gjithëpërfshirëse. Nga analiza interne, pa pjesmarrjen parlamentare janë konstatuar shumë mangësi në konceptin e misionit ushtarak të trupave gjermane në Kosovë. Mangësit kanë të bëjnë me fushën e planifikimit të personelit ushtarak për misione ndërkombëtare si dhe udhëheqjen e këtyre misioneve, armatimin dhe përgatitjen profesionele të ushtarëve. Deri më tani, sipas rregullave ushtarët gjermanë do të mbronin objektet kishtare ortodokse serbe vetm në rast se ata vetë do të bëheshin objek sulmui. Prandaj, meqë ushtarët nuk janë sulmuar vetë, është dashur të bënin sehir deri sa digjeshin një numër i madh shtëpish dhe i kishave e manastireve serbe.

Tani pesë muaj pas ngjarjeve të marsit, megjithatë ende nuk ka një raporot përfshirës nga ana e ministrisë, ndërsa nuk ka as një hetim parlamentar. Ndërkaq, janë bërë ndryshime, sidomos nga ana e inspeketorit të përgjithshëm të Bundesverit, kurse ndërkohë janë nxjerrur edhe mësime. Mënjëherë pas ngjarjeve të marsit Bundeveri ka dërguar 600 trupa shtesë në Prizren. Sipas konceptit më të ri, është parashikuar mbyllja e rrugëve që shpiejnë në këto objekte dhe në vendbanimet me serbë. Kështu vendbanimet serbe tashmë janë shpallur si zona të ndaluara ushtarake. Pastaj ka filluar edhe përmirësimi i pajisjeve të armatimit për kontigjentin gjerman në Prizren. Ministria ka dërguar katërqind mburoja dhe shkopinj të gomës për ushtarët për t´u përballur me protestues në të ardhmën. Në dispozicion janë vënë edhe makinat zjarrëfikëse për shpërndarjen e turmave me vrushkuj uji si dhe pajisja me gas-lotësjellës dhe sprej. Ndërkohë, janë menjanuar edhe pengesat tjera. Kështu në rast nevoje një dyzinë helikopterësh të tipit "Bell" dhe "Superpuma" brenda 20 minutash mund të transportojnë një kompani prej 100 ushtarësh në qendrën ku ndodhin trazirat, qoftë edhe në mes të qytetit. Në mënyrë drastike është rritur gatishmëria e kontigjentit të ushtarëve gjermanë përmes ushtrimeve. Ushtarët gjermanë në Gjermani dhe Kosovë do të përgatiten në mënyrë intenzive për përballimin e trazirave të dhunshme. Në të ardhmën do të bashkëpunohet ngushtë me policinë e UNMIK-ut dhe do të ngritet qenër e përbashkët për përbalimin e situatave të dhunshme. Tashmë janë kryer ushtrimet e përbashkëta për këtë qëllim.

Të gjitha dobësitë do të tejkalohen nën komandën e kolonelit Byler, i cili do të kujdeset që ushtarët gjermanë të fitojnë përsëri respektin e duhur. Ndërkaq, komandanti i deritshëm për misionet e Bundesverit në botë, do të shkojë në pension në shtator. Kështu vendin e tij do t´a zërë gjenerali Kamerhof i cili ka kryer detyrën e komandantit të KFOR-it.