Universiteti teknik i Ahenit, universitet elitar | Shkenca & Edukimi | DW | 18.08.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

Universiteti teknik i Ahenit, universitet elitar

Universiteti i Ahenit quhet "Shkolla e lartë teknike", megjithatë aty mund të studiohen të gjitha degët përfshirë edhe ato humane. I njohur universiteti është për shkencat inxhinjerike.

120 drejtime të ndryshme studimi ofrohen në Ahen

120 drejtime të ndryshme studimi ofrohen në Ahen

Më shumë se 30.000 studentë janë të regjistruar në RWTH në Ahen, rreth 5.000 prej tyre vijnë nga jashtë. RWTH është shkurtimi i emrit „Shkolla e lartë teknike e Rinit dhe Vestfalisë“, gjermanisht "Rheinisch-Westfälische Technische Hochschule". Këtu mund të studiohet thuajse gjithçka me përjashtim të juridikut: 120 drejtime të ndryshme studimi ofrohen në Ahen, ndër të tjera mjekësi, shkenca filozofike dhe natyrore, shkenca ekonomike, arkitekturë dhe natyrisht shkenca të ndryshme inxhinierike. Për këto degë vendosin gjysma e studentëve. Dhe kështu në Ahen formohen specialistët shumë të kërkuar të së ardhmes: inxhinierë ndërtimi, inxhinierë të elektroteknikës, teknikët e materialit dhe ndërtuesit e makinerive.

I njohur universiteti është për shkencat inxhinjerike.

I njohur universiteti është për shkencat inxhinjerike.

Nga shkolla politeknike në universitet


RWTH Ahen u hap në vitin 1870 si „Shkolla mbretërore politeknike e Rinit dhe Vestfalisë“. Vetëm pas luftës së Dytë Botërore u krijuan edhe fakultetet joteknike, dhe kështu shkolla e lartë teknike u zhvillua në një universitet me spektër të gjerë degësh. Në vitin 2007 RWTH në kuadër të iniciativës për nxitjen e nivelit të shkëlqyer u klasifikua si një nga nëntë universitetet e shkëlqyera në Gjermani. Gjashtë vitet e ardhshme kjo do t'i sjellë RWTH-së mbështetje financiare prej 180 milionë eurosh, të cilat mund të shkojnë direkt për kërkime. Universiteti synon t'i zhvillojë më tej shkencat natyrore për t'i kthyer në kompetencën e tij themelore. Veç kësaj synohet të forcohet bashkëpunimi mes studiuesve të shkencave natyrore dhe inxhinierëve.

Vetëm burra?

Zërat se në Ahen meshkujt janë me shumicë nuk janë të vërtetë. Në universitet janë të rregjistruara po aq shumë studente femra. Në disa degë megjithatë është e vërtetë se numri i meshkujve është më i lartë: tek shkencat inxhinierike predominojnë dukshëm meshkujt. Por jeta universitare për fat të mirë nuk kufizohet vetëm tek të studiuarit: në mencë, klube apo bistro raporti mes femrave dhe meshkujve është në përgjithësi i balancuar!

Ndërtesat e universitetit dhe „Super C-ja“

Ndërtesat e universitetit në Ahen janë të shpërndara në të gjithë qytetin, fijet e të gjithë organizimit kryqëzohen në të ashtuquajturën „Super C“. Në ndërtesën moderne gjenden për shembull sekretari për studentët, zyra ndërkombëtare, zyra qendrore e provimeve si dhe një filiar i sektorit të të huajve i qytetit të Aachenit.

Studentët e huaj

Aheni është i njohur përtej kufijve gjermanë, para së gjithash shkencat e inxhinierisë kanë emër të mirë në rrafsh ndërkombëtar. Dhe kështu çdo vit në RWTH rregjistrohen shumë studentë nga jashtë. Pjesa më e madhe vijnë nga Azia, të pasuar nga studentë nga e gjithë Evropa.


Autor: Anna Grabowski/ Eliana Xhani
Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OqEA
  • Data 18.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OqEA