1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unitet mendimesh për konfliktin atomik iranian mes SHBA e Gjermanisë?

Jens Borchers9 Nëntor 2007

Në vizitën e Merkelit në Uashington fjala do të jetë kryesisht për Kosovën, Lindjen e Afërt dhe Iranin

https://p.dw.com/p/C72n
Kancelarja gjermane MerkelFotografi: AP

Atmosferë rustikale, tema të komplikuara. Kancelarja do të kalojë 20 orë në pronat private të presidentit amerikan në Crawford. Lista e temave është e gjatë, prioritetet të paqarta. Por kryesisht do të bëhet fjalë për Kosovën dhe Lindjen e Afert dhe Afganistanin. Eshtë Irani, një temë që në Gjermani shkakton më së shumti shqetesime.

Grindja atomike me Iranin

Të dy presidentët merren vesh mirë. Presidenti Bush thotë, se dëgjon me vemendje, kur Angela Merkel i thotë atij diçka. Një nga pyetjet në Crawford do të jetë. Çfarë do t'i thotë kancelarja gjermane për politikën ndaj Iranit. Marrëveshje mes dy palëve ekziston në një pikë: Gjermania dhe SHBA duan të pengojnë, që qeveria iraniane të bëhet me armë atomike. Po si? Kancelarja e ka bërë të qartë pozicionin e saj në shtator para OKB-së.

"Gjermania këmbëngul së bashku me partnerët e saj për një zgjidhje diplomatike. N.q.se Irani nuk ndryshon rrugë, ajo do të angazhohet qartë për sanksione të tjera, më të rrepta."
Tri javë më vonë në zyrën e kancelares i hapën veshët, kur presidenti Bush tha: "Ne kemi në Iran një udhëheqës që ka deklaruar, se do të shkatërrojë Izraelin. Prandaj u kam thënë partnerëve të mi në bisedime, n.q.se jeni të interesuar të shmangni Luftën e Tretë Botërore, atëherë duhet t´i pengoni që të mësojnë të ndertojnë bombën atomike."

Fraksioni në Uashington, që kërkon hapa ushtarakë kundër Iranit, e ka forcuar ndërkohë ndikimin. A do të përpiqet kancelarja t´i bëjë të qartë presidentit, se çfarë pasojash do të kishte një goditje ushtarake kundër rregjimit të mullahëve. Merkel foli para nisjes së saj edhe një herë për rrugën diplomatike, për sanksione. Dhe Bushi do të dojë të dijë, se çfarë do të bëjë Gjermania, po qe se Rusia dhe Kina nuk do të vazhdojnë më këtë rrugë.

Do të ketë SHBA kërkesa ndaj Gjermanisë?

Në Shtëpinë e Bardhë thotë një këshilltar i lartë i Bushit ne nuk kemi kerkesa konkrete ndaj Gjermanisë, që ta kufizojë më shumë tregtinë me Iranin. Zyrtarisht atje nuk e dinë, që qeveria gjermane i sheh me sy kritik sanksionet e vendosura vetem nga SHBA kundër ushtarakëve dhe bankave iraniane. Në çështjen e Iranit mund të dëshmohej më në fund, se sa ndikim ka në të vertetë Angela Merkel tek presidenti amerikan. Ajo do të ketë vëzhguar me përpikmëri, se si është sjellë presidenti francez Nikolas Sarkozy në Uashington. Sarkozy foli në kongres, nder i madh.

Bush e mbuloi me lëvdata: "Unë kam një partner paqeje. Dikë që ka ide të qarta dhe vlera. Që është i gatshëm të marrë qëndrime të rrepta për të arritur paqen. N.q.se ju pyesni, nëse ndjehem mirë me mesazhet që më dërgon qeveria franceze, mund të besoni që po."

Kosova - temë tjetër bisedimesh

Prej dy vjetësh ishte Angela Merkel, të cilën orvatej ta fitonte Xhorxh Bushi. Tani ai ka Nikola Sarkozy një tjetër partner ambicioz dhe të fortë. Merkel dhe Bush duhet të bisedojnë për Kosovën. Deri në dhjetor serbët dhe kosovarët kanë ende kohë, që të merren vesh për statusin e ardhshëm. N.q.se nuk arrijnë aty rrezikon të krijohet një konflikt dhe ushtaret dhe policët gjermanë ndodhen në mes.

Afgnistani nuk pritet të jetë temë debati në pronën e Bushit. Në Shtëpinë e Bardhë thuhet, se Bushi nuk pret, që Gjermania të dergojë më shumë trupa apo të shkojë në jugun e vendit ku luftohet. Rreth 20 orë kalon kancelarja gjermane në Crawford, Teksas. Dhe ajo nuk është vetëm me presidentin. Ministrija e jashtme Rajs (Rice) dhe këshilltari për çështjet e sigurisë, Hardlei (Steven Hardley) shkojnë gjithashtu atje.