1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Unë jam rritur me topolinon"

Renée Willenbring 5 Korrik 2008

Në Zaksenin e poshtëm (Niedersachsen) ndodhet qendra e industrisë së makinave në Gjermani. Më shumë se 50 milionë folksvagen (volkswagen) kanë kaluar këtu në shiritin e zi.

https://p.dw.com/p/EN7V

"Për mua vidhosja është njësoj me punën", thotë Mihael Pecold (Michael Petzold) nga Volfsburgu (Wolfsburg) ku ndodhet edhe qendra e koncernit botëror të folksvagenit. Mjeshtri punon që prej 25 vitesh në këtë uzinë. I ati i tij ka punuar po ashtu këtu, dhe gjyshi i tij ka fituar po ashtu para nga VW. 42 vjeçari thotë "unë jam rritur me topolinon (lloji i makinës së folksvagenit, në gjermanisht i thonë käfer- buburrec). "Prindërit e mi kanë patur një lloj të vjetër topolinoje, ku u rrita unë."

Unë jam rritur me topolinon - Mihael Pecold
Unë jam rritur me topolinon - Mihael PecoldFotografi: Michael Paetzold

Topolino për të gjithë

Një herë në dy javë, Pecoldi takohet me njerëz të tjerë të apasionuar pas topolinos, për të bërë udhëtime prove, për të ndryshuar pjesët e këmbimit ose vidhosur diçka. Në këto takime vijnë shofera autobuzash, shefa sektoresh, punëtorë prodhimi, profesioni nuk ka rëndësi. Tek ne vijnë studentë, ose njerëz që punojnë në spitale, e përbashkëta e të gjithëve është se i japin kësaj makine. "Para 20 vjetësh ata kanë krijuar klubin e parë të topolionove në Volfsburg". Pas tij kanë krijuar shumë klube të tjerë, rreth 100 të tillë në gjithë Gjermaninë.

Prodhimi i golfeve në Volfsburg
Prodhimi i golfeve në VolfsburgFotografi: AP

Nga 20 deri 22 qershori, Klubi i Volfsburgut organizon një takim ndërkombëtar të njerëzve të apasionuar pas topolinos.

Në vitin 1938, rreth 70 vjet më parë, Ferdinand Porshe (Ferdinand Porsche) krijoi folksvagenin e parë, të cilët nacionalsocialistët e shfrytëzuan menjëherë si "makinën që të jep forcë ".

Aktivistë të ambientit e kanë kthyer një makinë me nofkën e derrit dhe ngjyrën rozë për të protestuar për lëshimin e gazrave
Aktivistë të ambientit e kanë kthyer një makinë me nofkën e derrit dhe ngjyrën rozë për të protestuar për lëshimin e gazraveFotografi: picture-alliance/ dpa

Kabrio ngjyrë gurkali

Në vitin 1983, Mihael Pecold pati blerë një kabrio të vjetër ngjyrë gurkali, të cilën e renovoi komplet, e bëri veshjen e brendshme prej lëkure, ndërroi motorin, gomat i vendosi nga ato të gjerat. "E bukura është se çdo gjë mund ta bësh vetë, unë i kam të gjitha pjesët këtu", thotë ai.

Fabrika e folksvagenit, Volfsburg 16 qershor 1954
Fabrika e folksvagenit, Volfsburg 16 qershor 1954Fotografi: AP

I lindur në makinë?

Këtë makinë ata nuk do ta shisnin kurrë, thotë gruaja e tij Mejbrit (Meybritt), edhe nëse vijnë ditë të vështira. Kur ishte shtatzanë, miqtë e patën paralajmëruar të mos i jepte kabrios: "Mendo për tronditjet." Por tronditjet asaj nuk i bënin përshtypje. Sot, e bija Rashelë është 15 vjeç dhe e ëma kujton me dëshirë kohët e vjetra. Rashelë ka lindur në makinë. Volksvahen of America i pati dhuruar në vitet gjashtëdhjetë paketa aksionesh familjeve që i lindnin fëmijët e tyre në makinën topolino, thotë duke qeshur mejbrit Pecold.

Qendra e prodhimit të folksvagenit në Volfsburg
Qendra e prodhimit të folksvagenit në VolfsburgFotografi: picture-alliance/ dpa

Kabrio e Pecoldëve, i cili ka mbushur sot 33 vjeç, ka vlera historike. E veçanta e njerëzve që i japin makinës topolino është se ata përshëndesin njeri tjetrin edhe kur nuk njihen, mjafton që ata ngasin të njëjtën makinë. "Kjo është shumë e bukur", thonë Pecoldët.